Gangster Putinit i shfaqet një admirues !



Sami Milloshi, Omhaha (USA)

 

            Kur e gjithe Bota, ose me sakte  pothuaj e gjithe Bota , perfshi edhe Tiranen zyrtare e kane denuar pushtimin e Krimese nga Putini, per cudi shfaqen ne Tirane edhe ca dashnore te tij. Njeri prej tyre, Fatos Tarifa,  eshte stermunduar shume te na shpjegoje motivin pse  shfaq dashuri ndaj Putinit. Verejeni ju lutem se si  nje delirant i vogel perpiqet te mbroje absurditetin e nje deliranti ta madh si Putini. Ne artikullin " Tarifa: Siguria kombetare eshte ne duar diletantesh" botuar ne " Gazeta Shqiptare" te se Dieles se fundit te Marsit, autori ne fjale  na thote: "Ne cilesine e nje studiuesi dhe autori me eksperience njezetvjecare ne fushen e gjeopolitikes dhe te marredhenieve nderkombetare dhe me nje pervoje te gjate dhe te pasur ne diplomaci, e ndjej te nevojshme te replikoj me autoret e raportit ne fjale, te pergenjeshtroj dhe te kritikoj shume nga tezat e tyre..."

              

Pa e zgjatur, Tarifa i vetshpallur me   " pervoje te gjate dhe te pasur" i ka bere cope e therrime autoret qe thone se Putini eshte treguar i marre  kur sulmoi dhe pushtoi Krimene. Ne thelb kritika "shkencore" e Tarifes bazohet  ne kujdesin qe te ruhet  nje fare "balance" dhe te mos sulmohet Putini si "paranojak",sepse, sidoqofte, sipas tij, Putini eshte serioz, meqe te tille e ka quajtur edhe Kisingeri. Ne fakt, pavaresisht formulimeve qe kane bere autoret shqiptare te cileve iu versulet Tarifa, njesoj sic do t'iu ishin versulur sherbetoret e Putinit te dhjamosur me dhjamin e KGB dhe me parane e piste, ata, jane ne te njejten gjatesi vale me zerat e arsyeshem kudo ne bote, vecanerisht ne Perendim  qe e kane denuar me te drejte agresionin e Putinit ne Krime.  Keta autore shqiptare, perfshi edhe edhe zonjen Starova qe e percmon ne menyre te paturpshme Tarifa (ngaqe  paska vetem Master Degree,)nuk kane bere tjeter vecse kane treguar nje sensibilitet politik te admirueshem ne kete moment .Ata kane dhene disa ide qe mund t'i vlenin zyrtareve te larte shqiptare te orientoheshin per te thene nje fjale  per krizen ukrainase dhe kaq. Tarifa, ne vend qe t'i pergezoje, perkundrazi rreket te na mbushe mendjen se ata ne qenkan medemek "medioker" dhe "diletante" dhe ai, ne stilin e Belulit te na shpallet " me pervoje te pasur dhe te gjate".

              

  Per ta na deshmuar nje stil, "shkencor" Tarifa i ka marre nje e per nje idete e autoreve te Qendres se Sigurise Kombetare. Se pari i versulet kolonel Zaim Kucit. " Se pari, -thote Tarifa-konstatimi i kolonel Zaim Kucit se arsyeja qe vazhdon ta mbaje rajonin e Ballkanit te "hallakatur" eshte mbajtja peng e Serbise prej ruseve eshte krejt e pajustifikuar.Rusia nuk e ka njohur Kosoven si shtet sovran e ta pavarur dhe, ndoshta mund te mos e njohe edhe per nje kohe te metejshme,por marredheniet e Serbise me Kosoven dhe problemet me te cilat perballet rajoni yne,nuk jane thjesht ose vetem pasoje e interesave te Rusise dhe e angazhimit e rolit te saj ne kete rajon."(Cituar nga Gazeta Shqiptare online, 30 Mars 2014)

 

Me kaq , pra me nje paragraf Tarifa e ka hedhur poshte si "diletant" Kucin. Por, po ta veshtrosh edhe thjesht nga pikepamja e konstruktit te paragrafit ai thjesht ka hedhur nje pohim dhe nuk ka qene ne gjendje ta mbeshtese me nje arsye. Une nuk e marr vesh pse pohimi i Tarifes sipas te cilit Serbia nuk qenka peng i Rusise qenka i justifikuar, ndersa ai i kolonel Kucit qenka  " i pajustifikuar". Tarifa do te duhej te na jepte nje SEPSE te forte, perndryshe  pohimi i tij per te kunderten nuk ka kurrfare vlere, jo me gjeopolitike sikurse pretendon,por as  edhe sintaksore. Ceshtja eshte fare e thjeshte: a eshte Serbia peng i Rusise dhe c'mund te nxjerrin si mesim shqiptaret ne nje moment te tille kur  Rusia e Putinit i versulet nje vendi sovran dhe ia rremben nje pjese te territorit pa e care koken per askend? Koloneli Kuci i eshte pergjigjur kesaj pyetje dhe, sipas tij, me te drejte, shqiptaret duhet te hapin syte nga nje fqinj si Serbia qe ka qene, eshte, dhe ka gjasa te jete per shume kohe peng i Rusise. Kete te vertete do te duhej ta dinte edhe  Tarifa, por mjerisht duket se as kete nuk e di. Fakti qe as kete nuk e di, ose ben sikur nuk  e di, nuk i jep atij te drejte te kaloje dege me dege dhe te  jape leksione shkollareske  per njohjen e Kosoves si shtet prej Rusise. Shqiptaret  e dijne fare mire se Rusia as e ka njohur e as ka per ta njohur Kosoven si shtet,por Tarifa do te bente mire te na tregonte se cilet jane ato forca te tjera qe kane interes ne Ballkan,pasi edhe ne kete rast ai shfaqet "vague" kur le te kuptoje se jo vetem Ruset, por edhe te tjere jane te perzier ne problemet me te cilat perballet Ballkani. Po he pra, cilet jane keta?  Tarifa kete nuk na e thote, na le te fantazojme,njesoj sic fantazon vete kur  pohimet e tij i kosideron "shkencore", kurse te te tjereve "diletante".

         

Pamfleti i  Tarifes nuk vuan vetem nga deliri i studiuesit te vetshpallur "me pervoje". Ai vuan gjithashtu nga nje keqperdorim i emrave te medhenj si Kisingeri apo Brzezinksi. Ne mungese te dukshme te aftesise per ta interpretuar nje fakt real sipas bindjes se tij, Tarifa kerkon si paterice emrat e medhenj qe permenda. Kerkon t'u imponohet te tjereve me ta dhe gati gati sa nuk e thote se  ata, doemthene TE MEDHENJTE   "vetem une i di". Eshte krejt ne te drejten e tij t'i citoje ne dac Kisingerin,  a ne dac Brzezinskin. Por duhet t'i citoje te plote dhe jo gjysma gjysma ashtu sic ia do interesi i tij, apo me sakte ashtu sic i do interesi Putinit. Keshtu, per shembull, kur ben fjale per menyrat se si mund te zgjidhet kriza e Ukraines, ai perseri duke perdorur ate qe do ta quaja "trick of quotation", domethene  duke perdoruar hilene e citimit gjysmak, Tarifa perseri i versulet krejt pa te drejte autoreve te raportit  mbi sigurine kombetare. "Se pesti, -thote Tarifa- te mendosh se situata e krijuar ne Ukraine do te mund te zgjidhej duke "pershpejtuar iniciativat europiane per t'i hapur dyert integrimit te Ukraines ne BE dhe integrimit sa me pare ne NATO", nuk eshte nje mendim i urte, te pakten jo per mjeshtrit me te medhenj te gjeopolitikes ne kohen tone, Henry Kisinger dhe Zbigniew Brzezinskij..." ( Cituar nga Gazeta Shqiptare Online, 30 Mars 2014)

         

Ne fakt ne artikullin e tij te 5 marsit te ketij viti " How the Ukraine crisis ends" Kisinger vertet shprehet kunder pranimit te Ukraines ne NATO , gje te cilen e ka deklaruar   edhe shtate vjet me pare.Por, ai  eshte krejt i hapur per pranimin e Ukraines ne BE.Ne piken e pare te kater principeve te tij per perfundimin e kesaj krize Kisingeri thote shprehimisht:" 1.Ukraine should have the right to choose freely its economic and political associations, including with Europe."  Cfar do te thote ne shqip se " Ukraina duhet te kete te drejten  te zgjedhe lirisht aleancat e saj ekonomike dhe politike, perfshire edhe Europen.". Sic shihet pra, Tarifa citon  pergjysme. Pse e ben kete? Une nuk e di me mire se ai, po nga sa duket nga larg le te kuptoje qe  kete e ben t'i pelqeje sejmeneve te Putinit, ose larg qofte edhe atij vete. E them kete se ne asnje rresht te artikullit te tij, ndersa i ka bere cope autoret shqiptare, nuk i ve asnje emer asaj cfar beri Putini ne Krime. Kur e gjithe Bota e quan agresioin, dhe kur  100 vende ne OKB e quajne si te tille dhe e denojne Putinin, "studiuesi me pervoje te gjate", kerkon ta shpetoje Putinin nga epiteti qe i ve kolonel Zeno Jahaj si "paranojak". Cfare mjerimi "shkencor"?!! Nuk mund dhe s'ka se si  personalitete madhore si Kisinger apo Brzezinski ta tolerojne si "strategjist" te madh, nje gangster si Putini. Brzezinski vete kur e pershkruan menyren se si hyri Putini ne Krime thote fjale per fjale ne artikullin e tij te botuar ne  3 mars te ketj viti "Putin's aggression needs a response" ( Agresioni i Putinit ka nevoje per nje pergjigje" se "...ai( Putini. shenimi im SM) nuk ishte i sigurte se si njesite e vogla e te lehta te ushtrise ukrainase do te reagonin, keshtu qe ai hyri brenda si nje gangster i Mafias". Ja pra, Brzezinski e quan Putinin "gangster te Mafias", kurse per ironi, ish ambasadori shqiptar ne Washington as agresor nuk ka guximin ta quaje. A thua  se ka qene  jo perfaqesues i Tiranes zyrtare ne Washington, por perfaqesues i Kremlinit...

       

 Zoti e shpetofte Shqiperine nga kjo fare "studiuesish e ambasadoresh  me pervoje"  !

 

 

 

Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania