Le Petit Parisien (1920) / Letra e delegacionit shqiptar drejtuar kryeministrit francez  : “Shqipëria nuk mund të pranojë cënimin e pavarësisë dhe integritetit të saj.”


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Nëntor 2017

 

Gazeta franceze, “Le Petit Parisien”, ka botuar, të hënën e 19 janarit 1920, në faqen n°3, letrën e delegacionit shqiptar drejtuar asokohe kryetarit të qeverisë franceze, Georges Clemenceau, ku bie në sy pakënaqësia ndaj propozimit të copëtimit të territoreve shqiptare nga Fuqitë e Mëdha.

 

Cilat kanë qenë argumentat e parashtruara nga delegatët shqiptarë lidhur me këtë çështje ? Në vijim, do të gjeni letrën e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

 

Delegacioni shqiptar, duke kërkuar të dëgjohet nga Këshilli i Lartë, i dërgoi Z. Clemenceau letrën e mëposhtme :

 

Sipas disa komunikimeve, Fuqitë Aleate, për të arritur një kompromis mbi mosmarrëveshjen midis italianëve dhe jugosllavëve, do t’u lejojnë atyre zgjerimin e autoritetit mbi Shqipërinë Veriore deri në Drin.

 

Delegacioni shqiptar beson se e ka për detyrë të shprehë pikëllimin e thellë për vendimet që përputhen me parimin e kombësive ose të drejtën e popujve për vetëvendosje. Një popull i tërë, pas masave të tilla, ndahet dhe përdoret si monedhë shkëmbimi.

 

Shqipëria, e krijuar si shtet i pavarur në vitin 1913, neutral dhe i garantuar, e ka fituar tashmë këtë të drejtë dhe nuk mund të pranojë cënimin e pavarësisë dhe integritetit të saj pa protestuar. Italia nuk ka asnjë të drejtë tjetër legjitime në Vlorë dhe në brendësinë e saj, ashtu si forca e saj joproporcionale kundrejt Shqipërisë së vogël dhe të dobët ; Greqia, ashtu si dhe Jugosllavia nuk kanë asnjë të drejtë mbi pjesët e tjera të territorit shqiptar.

 

Dhënia e mandatit mbi Shqipërinë, Italisë, apo ndonjë fuqie tjetër, është në kundërshtim me dispozitën e nenit 22 të Traktatit të Versajës. Ndërhyrja e fqinjëve të interesuar në punët shqiptare, do të ndikojë në pavarësinë e saj dhe është e sigurtë se ajo do të shkaktojë trazira në Ballkan.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-1920-letra-e-delegacionit-shqiptar-drejtuar-kryeministrit-francez-shqiperia-nuk-mund-te-pranoje-cenimin-e-pavaresise-dhe-integritetit-te-saj/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://www.voal.ch/le-petit-parisien-1920-letra-e-delegacionit-shqiptar-drejtuar-kryeministrit-francez-shqiperia-nuk-mund-te-pranoje-cenimin-e-pavaresise-dhe-integritetit-te-saj/

 

http://www.americaneye.al/le-petit-parisien-1920-delegacioni-shqiptar-leter-kryeministrit-francez-shqiperia-nuk-mund-te-perdoret-si-monedhe-shkembimi/

 

http://www.bota.al/2017/11/le-petit-parisien-1920-shqiperia-nuk-mund-te-pranoje-cenimin-e-pavaresise-dhe-integritetit-te-saj/

 

http://www.civitas.al/civitas-plus/e-rralle-letra-e-delegacionit-shqiptar-per-kryeministrin-francez

 

http://www.360grade.al/me-shume/sqhiperia-alternative/item/109301-letra-e-delegacionit-shqiptar-drejtuar-kryeministrit-francez-ne-1920-shqiperia-nuk-mund-te-pranoje-cenimin-e-pavaresise-dhe-integritetit-te-saj

 

http://illyriapress.com/le-petit-parisien-1920-letra-e-delegacionit-shqiptar-drejtuar-kryeministrit-francez/

 

https://maqedoniashqiptare.com/2017/11/le-petit-parisien-1920-letra-e-delegacionit-shqiptar-drejtuar-kryeministrit-francez-shqiperia-nuk-mund-te-pranoje-cenimin-e-pavaresise-dhe-integritetit-te-saj/

 

http://opinion.al/le-petit-parisien-1920-letra-e-delegacionit-shqiptar-drejtuar-kryeministrit-francez-shqiperia-nuk-mund-te-pranoje-cenimin-e-pavaresise-dhe-integritetit-te-saj/

 

http://www.botasot.info/historia-lajme/795342/le-petit-parisien-1920-letra-e-delegacionit-shqiptar-drejtuar-kryeministrit-francez-shqiperia-nuk-mund-te-pranoje-cenimin-e-pavaresise-dhe-integritetit-te-saj/

 

http://www.njekomb.com/?p=54949

 

http://unejamshqiptar.net/index.php/2017/11/26/le-petit-parisien-1920-letra-e-delegacionit-shqiptar-drejtuar-kryeministrit-francez-shqiperia-nuk-mund-te-pranoje-cenimin-e-pavaresise-dhe-integritetit-te-saj/

 

https://gazetashqiptari.com/le-petit-parisien-1920-letra-e-delegacionit-shqiptar-drejtuar-kryeministrit-francez-shqiperia-nuk-mund-te-pranoje-cenimin-e-pavaresise-dhe-integritetit-te-saj/

 

http://shqiperiaebashkuar.al/2017/11/le-petit-parisien-1920-letra-e-delegacionit-shqiptar-drejtuar-kryeministrit-francez-shqiperia-nuk-mund-te-pranoje-cenimin-e-pavaresise-dhe-integritetit-te-saj/

 

http://www.syri.net/arte-media/112391/letra-e-1920-es-nderhyrja-e-fqinjeve-ne-punet-shqiptare-e-sigurt-se-do-te-shkaktoje-trazira-ne-ballkan/

 

http://www.tiranapost.al/artikulli-vitit-1920-kur-shqiperia-revoltohej-kryeministrin-francez-nuk-pranojme-cenimin-e-pavaresise/