Tempo (1973) / Ibrahim Kodra, një jetë për të treguar


Burimi : Tempo, 2 dhjetor 1973, f.85
Burimi : Tempo, 2 dhjetor 1973, f.85

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Janar 2022

 

“Tempo” ka botuar, me 2 dhjetor 1973, në faqen n°85, një shkrim për piktorin e shquar shqiptar Ibrahim Kodrën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Kodra, një jetë për të treguar

 

Burimi : Tempo, 2 dhjetor 1973, f.85
Burimi : Tempo, 2 dhjetor 1973, f.85

Kur Ibrahim Kodra mbërriti në Milano në vitin 1944 dhe organizoi atelienë e tij të parë, ai ishte 26 vjeç. Por tashmë një jetë për të treguar. Ashtu si ajo e përrallave me mbretër, mbretëresha, njerka, por edhe mundime, vuajtje, heqje dorë. Dhe si në të gjitha përrallat, një fund i lumtur. Sepse Kodra tani është një piktor i njohur.

 

I lindur në Shqipëri në vitin 1918, ai mbetet jetim. Njerka nuk e do atë. Ai largohet. Por tashmë ai fillon të pikturojë. Një portret i tij i shfaqur në një vitrinë vihet re nga një zyrtar i oborrit mbretëror, i cili flet për të me mbretëreshën. Ai shkon në oborrin mbretëror dhe ftohet të qëndrojë atje për të studiuar me nipin e mbretit Zog. Ndoqi një shkollë arti dhe fitoi një bursë për të studiuar në Itali. Fati i tij u vulos. Ai nuk do të lëvizë më nga Italia. “Në Shqipëri jam shumë i dashur dhe i njohur – thotë Kodra. – Shpresoj të kthehem.”

 

Studio e tij është e zhveshur dhe modeste. Atij i pëlqen të presë këdo që shfaqet në derën e tij. Të rinjtë janë mbledhur rreth këmbalecit dhe diskutojnë: është puna e tij e fundit që po përfundon për ekspozitat që do të mbajë pranverën e ardhshme në Milano.

 

Tani ai ka një ekspozitë në “Qendrën e arteve” në Saronno: të gjithë prodhimin (veprën) e tij më të fundit, 30 telajo që kanë si temë njeriun dhe lirinë. “Kodra është primitivi i një qytetërimi të ri”, shkruante Paul Eluard për të në vitin 1947. “Me pikturën time – thotë Kodra – përpiqem mbi të gjitha të realizoj masën (matjen) relative që ka të bëjë me perceptimin e njeriut në hapësirë, duke e vendosur, si në Rilindje, njeriun në qendër të Universit”.

 

Në foto: Kodra përfundon një “Homazh për Bertolt Brecht”.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/tempo-1973-ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://gazetadielli.com/tempo-1973-ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/

 

https://americaneye.al/ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/

 

https://www.kultplus.com/arti-pamor/tempo-ne-1973-ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/

 

http://www.illyria.com/tempo-1973-ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/

 

https://diasporashqiptare.al/2022/01/09/tempo-1973-ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/

 

https://opinion.al/1973-ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/

 

https://konica.al/2022/01/ibrahim-kodra-befasia-shqiptare-e-piktures/

 

https://dosja.al/nje-poezi-per-piktorin-shqiptar-ibrahim-kodren-kodra-nje-jete-per-te-treguar/

 

http://plavaeguciasot.com/tempo-1973-ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/

 

https://njekomb.org/tempo-1973-ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/

 

https://ampress.ca/tempo-1973-ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/

 

https://drini.us/tempo-1973-ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/

 

https://vloranews.al/kulture/tempo-1973-ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/

 

https://www.botasot.info/art-kultura/1739760/tempo-1973-ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/

 

https://tokasot.com/2022/01/09/tempo-ne-1973-ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/

 

https://alb-spirit.com/2022/01/09/tempo-1973ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/

 

https://alsat.mk/tempo-ne-1973-ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/

 

https://27.al/tempo-ne-1973-ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/