The Daily Telegraph (1941) / Rrëfimi i dentistit serb, tashmë pronar hoteli në Australi, për Mbretin Zog


Burimi : The Sphere, e shtunë, 8 shtator 1928, faqe n°8
Burimi : The Sphere, e shtunë, 8 shtator 1928, faqe n°8

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Maj 2026

 

The Daily Telegraph (Sidnej)” ka botuar, të dielën e 13 prillit 1941, në faqen n°7, rrëfimin e veçantë asokohe të një dentisti serb për Mbretin Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Dikur i mbushi dhëmbët Mbretit

 

Burimi : The Daily Telegraph (Sidnej), e diel, 13 prill 1941, faqe n°7.
Burimi : The Daily Telegraph (Sidnej), e diel, 13 prill 1941, faqe n°7.

Një dentist serb, i cili kuroi Mbretin Zog, mbretin në ekzil të Shqipërisë, në një dhomë hoteli 15 vjet më parë, sot drejton një hotel privat në Sidnej.

 

Ai është z. Branislav Andrejevitch (që e quan veten z. B. Anderson), menaxher i Hotelit Privat Subway, në rrugën Randle, pranë Stacionit Qendror Hekurudhor.

 

Në vitin 1926, kur ushtronte profesionin në Beograd, ai u thirr për të vizituar Ahmet Beg Zogun, Presidentin e Republikës Shqiptare, në Tiranë, kryeqytet.

 

Deri në vitin 1928, Ahmet Beg Zogu nuk ishte shpallur Mbret.

 

Në atë kohë pothuajse nuk kishte fare dentistë në Shqipëri”, tha dje z. Andrejevitch.

 

E trajtova Zogun për një muaj në dhomën time të hotelit dhe i bëra pesë mbushje prej ari. Ai kishte dhëmbë të mirë.

 

Z. Andrejevitch lindi në Beograd, kryeqytetin jugosllav, dhe u trajnua si dentist në Berlin ;

 

Babai i tij, një kompozitor serb, u martua me një vajzë nga Sidneji, zonjushën Evelyn Bulley, kur ai bëri një turne në Australi në vitin 1883 me një grup austriak.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/the-daily-telegraph-1941-rrefimi-i-dentistit-serb-tashme-pronar-hoteli-ne-australi-per-mbretin-zog/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://gazetadielli.com/the-daily-telegraph-1941-rrefimi-i-dentistit-serb-tashme-pronar-hoteli-ne-australi-per-mbretin-zog/

 

https://opinion.al/1941-rrefimi-i-dentistit-serb-tashme-pronar-hoteli-ne-australi-per-mbretin-zog/

 

https://alb-spirit.com/2026/05/31/the-daily-telegraph-1941-rrefimi-i-dentistit-serb-pronar-hoteli-ne-australi-per-mbretin-zog/

 

https://www.drini.us/the-daily-telegraph-1941-rrefimi-i-dentistit-serb-tashme-pronar-hoteli-ne-australi-per-mbretin-zog/

 

https://diasporashqiptare.al/2026/05/31/1941-the-daily-telegraph-boton-rrefimin-e-dentistit-serb-per-mbretin-zog/