Fridrih Markgraf, një botanist gjerman në malet e Matit


Kulla e Allamanit, Mat
Kulla e Allamanit, Mat

Pamjet e fshtrave dhe kullave të Matit në gjysmën e dytë të viteve 20. Një udhëtim nga Tirana në Gurin e Bardhë, Bejnë, Kurdari, Macukull e Urakë për të vijuar më tej në Mirditë e Kukës.  

 

Nga Avni Dani, Tiranë –  5 Korrik 2017

 

Fotografitë, si një material historik që dëshmojnë realitetin e një kohe të caktuar, për Matin e fillimit të shekullit të 20 janë shumë të pakta. Zhvillimi i ulët ekonomik nuk ua kishte mundësuar vendasve që të mund të fiksonin me aparat pamjet e Matit të asaj kohe. Kështu fotot e pakta që kemi janë ata të udhëtarëve të huaj të cilët kaluan në ata anë më së shumti për qëllime studimore. Matin e ka vizituar edhe “babai” i albanologjisë Johan Georg fon Han i cili në njërin nga udhëtimet e tij më 1863 është shoqëruar nga fotografi austriak Jozef Sekeli, i cili njihet si personi që ka bërë fotografitë më të hershme të Shqipërisë, të zbuluara deri më tani. Por në koleksioni e tij me 50 fotografi nuk ka foto nga Mati.

 

Në vitin 1903 deri më 1921 do të niste rrugëtimet e saj të shumta në Ballkan udhëtarja e famshme britanike Edit Durham. Në njërin prej atyre udhëtimeve ajo ka qenë në Mat, por përsëri në koleksonin e saj fotografik nuk gjejmë pamje (apo vizatime - ajo ishte edhe piktore) nga Mati. Do të ishte pasardhësja dhe mikesha e saj Margaret Hasluck e cila në udhëtimet e saj studimore do të përshkruante Matin e viteve 30 duke lënë pas dhjetëra foto me një vlerë të jashtëzakonshme historike.     

 

 

Fridrih Markgraf

 

Disa vite para Hasluck në Mat kishte qenë edhe botanisti gjerman Fridrih Markgraf i cili me aparatin e tij fotografik do të dokumentonte pamje të rralla të krahinës dhe të njerëzve të saj në atë kohë. Sipas të dhënave që sjell albanologu i njohur Robert Elsie, i cili ka publikuar edhe koleksionin e fotove të Markgraf, “Në vitet 1924-1928 në emër të Kopshtit Botanik të Berlinit, botanisti gjerman, Fridrih Markgraf (1897-1987), kreu disa udhëtime shkencore në Shqipëri, ku studioi dhe mblodhi bimët e vendit. Rezultatet e punës së tij shkencore dolën në disertacionin An den Grenzen des Mittelmeergebietes: Pflanzengeographie von Mittelalbanien (Në kufijtë e Mesdheut: gjeografia e bimëve të Shqipërisë qendrore), Berlin 1927, i cili doli në një version të zgjeruar me titullin Pflanzengeographie von Albanien (Gjeografia e bimëve të Shqipërisë), Shtutgart 1932. Në vëllimin Pflanzen aus Albanien, 1928 (Bimët e Shqipërisë, 1928), Vjenë 1931, shënoi edhe emrat shqip të bimëve të mbledhura. Në vitet e mëvonshme punoi si drejtor i Kopshtit Botanik të Mynihut”. Sipas Elsie, botanisti Markgraf ka botuar në Shtutgart në vitin 1930 udhërrëfimin e tij “In Albaniens Bergen” (Në Malet e Shqipërisë). Pjesë e atij botimi janë edhe shumë fotografi mes të cilave edhe ata të shkrepura në Mat.

 

 

Fridrih Markgraf
Fridrih Markgraf

Fotot e Markgraf

 

Për qëllimet e tij studimore Markgraf ka ndërmarrë disa udhëtime nëpër Shqipëri që shkojnë nga Kukësi në Veri për të vijuar më poshtë në drejtim të jugut për në Elbasan e deri në Berat. Njëri nga këo udhëtime është edhe ai që përmendëm me sipar nëpër Mat, por ende nuk kemi të dhëna për vitin e saktë kur ai e kreu ekspeditën e tij atje, por e sigurtë është që ajo është zhvilluar ndërmjet viteve 1924-1928. Sic edhe dëshmohet në vijueshmerinë e fotove që autori ka sjellë në librin e tij udhërrëfim, ai është nisur nga Tirana, ka fotografuar periferitë dhe fshatrat e saj lindore, për tu futur në malësinë e Tiranës nëpër gryken e Tujanit deri në Malin me Gropa. Në këtë segment të udhëtimit të tij ai ka bërë disa foto mes të cilave spikat ajo e një monumenti natyror sic është Rrapi Trish.

 

Pasi kalon Malin me Gropa botanisti gjerman zbret në Mat, në fshatin Gur i Bardhë. Duket se rrugëtimi i tij është kryer në fund të pranverës ose në verë pasi në foton e një kanali ujitës të ndërtuar në një formë të vecantë shohim se rrjedh shumë ujë. Pas Gurit të Bardhë është e dukshme se stacioni i tij i radhës ka qenë Bejni, nga ku ai sjell fotografinë e një kulle me njerëz e kuaj para saj. E ngjashme me këtë foto është edhe ajo që ai shkrep para derës së kullës së fisit të njohur Allamani në Kurdari. Pjesë e koleksionit të tij janë edh disa foto që dëshmojnë jetesën e punën në Mat të tilla si ajo e një bujku që punon tokën, një bujku tjetër që po shin grurin me kuajt e tij në lëmë, apo edhe jetesa Brenda në shtëpi që dëshmohet me një foto të shkrepur në Macukull. Më tej autori zbret në Urakë, ku nuk mungon një foto me banorët që e shoqëronin, e më pas në Selitë, për ta vijuar udhëtimin e tij studimor drejt Mirditës e Kukësit.

 

Por ajo që për Markgraf në atë kohë ka qenë një punë studimore, për ne sot është një udhëtim me vlera të mëdha historike, pasi është një nga dëshmitë shumë të pakta me foto, për Matin e atyre viteve. Dhe ka shumë mundësi të jetë e para që sjell një cikël fotografishë prej atje.              

 

Fridrih Markgraf
Fridrih Markgraf
Fridrih Markgraf
Fridrih Markgraf
Fridrih Markgraf në Mat
Fridrih Markgraf në Mat
Pazari i ri, Tiranë
Pazari i ri, Tiranë
Rrugë në Tiranë
Rrugë në Tiranë
Ura mbi Lanë
Ura mbi Lanë
Dajti me re
Dajti me re
Tufina
Tufina
Tufina
Tufina
Rrapi Trish, Tiranë
Rrapi Trish, Tiranë
Tujan, Tiranë
Tujan, Tiranë
Mali me gropa
Mali me gropa
Mali me gropa
Mali me gropa
Gur i Bardhë
Gur i Bardhë
Gur i Bardhë
Gur i Bardhë
Bujku në arë
Bujku në arë
Kali në lëmë
Kali në lëmë
Burra në Mat
Burra në Mat
Kullë në Bejn, Mat
Kullë në Bejn, Mat
Kulla e Allamanit, Mat
Kulla e Allamanit, Mat
Curkaj (Macukull), Mat
Curkaj (Macukull), Mat
Macukull, Mat
Macukull, Mat
Shtëpi në Macukull, Mat
Shtëpi në Macukull, Mat
Lugina e Urakës
Lugina e Urakës
Ura, Selitë
Ura, Selitë

 

© Avni Dani   

Blogu : Dars (Klos), Mat – Albania