Korrespondenca politike e Vjenës (1881) : “Abdyl Frashëri u arrestua në hyrje të Durrësit, si shkoi deri aty dhe çfarë i gjetën me vete ?”


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Maj 2020

 

“Le Temps” ka botuar, të premten e 27 majit 1881, në faqen n°2, shkrimin e Korrespondencës politike të Vjenës në lidhje asokohe me arrestimin asokohe e Abdyl Frashërit në hyrje të Durrësit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Turqi

 

Tani që është nënshkruar marrëveshja për kufirin grek, z. Goschen do të lërë postin e tij Lordit Dufferin. Një shkresë nga Kostandinopoja njofton pikërisht sot largimin e tij.

 

Lajmërohet nga Kostandinopoja, më 24 maj, se ka filluar marrja në pyetje e Midhat Pashës (Ish-kryeministrit të perandorisë osmane dhe guvernatorit të Sirisë në atë moment).

 

Dervish Pasha (komandant në ushtrinë osmane) arrestoi me sukses një numër të caktuar udhëheqësish shqiptarë (ndër të cilët Hodo bej Sokolin dhe Preng Bib Dodën), të cilët do të sillen para një gjykate (këshilli) lufte, ai që u burgos së fundmi quhet Abdyl-Bej, për të cilin Korrespondenca politike e Vjenës jep detajet e mëposhtme :

 

Ky Abdyl Beu është i njëjti njeri që, si i dërguar jozyrtar i Portës dhe i shoqëruar nga dy zyrtarë të tjerë shqiptarë, vizitoi Evropën për t’u ekspozuar fuqive rreziqet që do të lindnin në rast të një ndërhyrje në favor të Greqisë.

 

Ai sapo ishte ngarkuar të paraqiste (dërgonte) edhe një herë një peticion te kabinetet evropiane duke i lutur ato që të mbështesnin çështjen e shqiptarëve pranë Portës së Lartë.

 

I detyruar të kapërcente territorin e pushtuar nga trupat e Dervish Pashës, me qëllim arritjen pranë një porti, ai u maskua dhe arriti në fakt pa pengesa në Durrës. Por në momentin kur ai tentoi të futej në qytet, e njohën dhe e arrestuan.

 

Ai u kap me disa dokumente të rëndësishme që thuhet se komprometojnë seriozisht disa figura të larta turke.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/korrespondenca-politike-e-vjenes-1881-abdyl-frasheri-u-arrestua-ne-hyrje-te-durresit-si-shkoi-deri-aty-dhe-cfare-i-gjeten-me-vete/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/pse-abdyl-frasheri-u-arrestua-ne-durres-dhe-cfare-dokumentesh-i-gjeten-me-vete/

 

https://www.kultplus.com/lajme/abdyl-frasheri-u-arrestua-ne-hyrje-te-durresit-si-shkoi-deri-aty-dhe-cfare-i-gjeten-me-vete/

 

https://www.balkanweb.com/korrespondenca-politike-e-vjenes-1881-abdyl-frasheri-i-maskuar-u-arrestua-ne-durres-u-kap-me-disa-dokumenta/

 

http://www.arsalbanica.mk/korrespondenca-politike-e-vjenes-1881-abdyl-frasheri-u-arrestua-ne-hyrje-te-durresit-si-shkoi-deri-aty-dhe-cfare-i-gjeten-me-vete/

 

https://opinion.al/abdyl-frasheri-u-arrestua-ne-durres-si-shkoi-aty-dhe-cfare-mbante-me-vete/

 

http://plavaeguciasot.com/korrespondenca-politike-e-vjenes-1881-abdyl-frasheri-u-arrestua-ne-hyrje-te-durresit-si-shkoi-deri-aty-dhe-cfare-i-gjeten-me-vete/

 

https://njekomb.org/korrespondenca-politike-e-vjenes-1881-abdyl-frasheri-u-ndalua-ne-hyrje-te-durresit-si-shkoi-deri-aty-dhe-cfare-i-gjeten-me-vete/

 

http://www.standard.al/2020/05/19/korrespondenca-politike-e-vjenes-1881-abdyl-frasheri-i-maskuar-u-arrestua-ne-durres-u-kap-me-disa-dokumenta/

 

https://tirananews.al/korrespondenca-politike-e-vjenes-1881-abdyl-frasheri-u-arrestua-ne-hyrje-te-durresit-si-shkoi-deri-aty-dhe-cfare-i-gjeten-me-vete/

 

https://www.koha.mk/abdyl-frasheri-u-arrestua-ne-hyrje-te-durresit-si-shkoi-deri-aty-dhe-cfare-i-gjeten-me-vete/

 

https://vloranews.al/kulture/korrespondenca-politike-e-vjenes-1881/