Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Shtator 2018
Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar të dielën e 9 korrikut 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me mbërritjen mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare në kryeqytetin polak, Varshavë.
Për ku ishte nisur mbreti i shqiptarëve ? Sa kohë qëndruan në Poloni ?
Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :
“Poloni
Mbërritja (Vizita) e mbretit Zog
Na telegrafojnë nga Varshava :
Mbreti Zog mbërriti mbrëmjen e djeshme në orën 9 të darkës në Varshavë nga Rumania ; Ai shoqërohej nga gruaja dhe fëmija i tyre, tri motrat dhe nipi i tij, ish-nxënës i Saint-Cyr.
Mbreti dhe mbretëresha, pas mbërritjes në stacionin qendror të Varshavës, u përshëndetën nga një përfaqësues i protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë.
Ai do të niset nga Gdynia pasi të kalojë dy ose tri ditë në Varshavë.
Mbreti Zog ka ndërmend të shkojë në Francë, ku do të qëndrojë në kështjellën e Maye, në Versajë.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1939-mbreti-zog-dhe-familja-e-tij-ndodhen-ne-varshave-poloni/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
https://americaneye.al/le-temps-1939-pse-mbreti-zog-dhe-familja-e-tij-ndodhen-ne-varshave/
http://opinion.al/le-temps-1939-mbreti-zog-dhe-familja-e-tij-ndodhen-ne-varshave/
http://www.njekomb.com/?p=143525
https://www.balkanweb.com/mbreti-zog-ndodhet-ne-varshave-me-familjen-cfare-shkruante-le-temps-ne-39/