© Sami Milloshi
----------------------
1. Shtepia bosh
----------------------
Pikturat kane zene pluhur, ora e murit ka mbetur
ndoshta me priste mua te leviz serish,
akrepat e saj si lypsat ne trafik,
sikur me luten:" Te vish, te vish, te vish!'
Dhe ulem ne krevat te marr nje sy gjume,
gjumi nuk me ze, muzike bucasin muret,
te qarat e femijeve, shperthim i melodive
anije Bethoviane,gjithe pallati tundet...
Diellit i bej ze te sjelle agimin,
kjo paqe delikate me sjellka vec torture,
shtepia eshte bosh, pikturat me pak pluhur,
dhe ora qe hesht si femi ne mur...
Tirane, Qershor 2012
------------------------------
-----------------------------
2. Lamtumire keter
-----------------------------
Lamtumire keter, miku im,
ne kete shtepi do te banoje dikush tjeter,
faleminderit qe me bere mik,
une s'do te te harroj as ne boten tjeter.
Omaha, USA Maj 2013
----------------------------------
----------------------------------------------
3.Burre e grua ushqejme ketrat
----------------------------------------------
S'kemi femije per te rritur
vec ketrat ne kopesht na kane mbetur,
dhe s'duhet t'i leme ata te uritur
dhe vete te nginjemi te velur...
Burre e grua ushqejme ketrat,
me bajame dhe kikirike ne debore,
dhe ndjehemi serish prinder,
dhimbshem te perkore...
Omaha, USA Janar 2013
------------------------------------
---------------------
4.Jete ketrash
---------------------
Te lutem o keter mos u bej budalla,
dhe mos m'u fut nen rrotat e makines,
se s'dua te te shtyp te behem kriminel,
te cirren per mua gazetat e dites...
Ne jemi te dy nga e njejta rrace,
gjakun e mirenjohjes e kemi ne deje,
dhe bejme nje jete pothuajse te njejte,
jete ketrash ne nje pyll heshtjeje...
Te ishte per mua vertet do ta shtypja
nje shpirt mosmirenjohes do ta beja pete,
te merrja hak sic nuk di te marr
hero te me benin pastaj ne gazete.
Ma bere uje gjakun o keter, o mik,
po hajde te shijojme nje pjate me pjeshke,
dhe ti per mua te vallzosh maje lisit,
dhe une per ty ta djeg shpirtin si eshke.
Omaha USA, Tetor 2012
------------------------------------
-----------------------------
5. Ftese per ne pyll
-----------------------------
Per nder te puthjes sone te pare
ketrat do te japin shfaqje cirku,
jeni te ftuar te gjithe te vini
ket' mbremje te bute pa vape korriku.
Kur ne te celebrojme puthjen e zjarrte
ketrat do te hidhen dege me dege,
ne dac shihni akrobate te rralle
ne dac puthjen qe cahet si shege...
Fontenelle Forest, USA Tetor 2014
--------------------------------------------------
--------------------
6. Pylli nudo
--------------------
Vetem ne vjeshte e shoh pyllin nudo,
kur i flak te linjtat e verdha
poshte kembeve,
gati te beje seks me rrezet e Diellit....
Aty ketu ca peme te thyera
si dashuri te keputura ne mes.
Se shpejti do te bjere bore,
e gjithe nudoja do te ngrohet
me nje fustan nuserie.
Vetem pemen time
pothuajse krejt te thare
do ta ngrije
nje akull vetmie...
Omaha, USA tetor 2014
------------------------------------
---------------------------
7.Masaker urbane
---------------------------
Fusha te ngrena me dhembe betoni,
shtepi te ngritura si enderra psikopatesh,
dhe mishi i derrit shitet ne rruge,
dhe droga ka ngritur pallatin dhjetekatesh
Rruge te reja qe hane koka njerezish
koka njerezish qe vlejne me pak se bostanet,
deti eshte blu, rruget te pergjakura
a thua jeta lufton me talebanet...
Sharra e mafias ka prere pishat e malit
dhe mali ka mbetur lakuriq si grua e gjore,
e perdhunuar nga epshet e kalit
e flakur buze detit fatkeqja e perkore
Une s'kam fuqi ta ndal sharren barbare
po veten po e mbjell si nje filiz pishe,
megjithse e dij nje sharre bije kurve
do me versulet shpejt me egersi bishe...
Shengjin, Korrik 2012
---------------------------------
----------------------------------------
8. Tek Varri i Skenderbeut
----------------------------------------
Te varri i Skenderbeut ne Lezhe
dikush ne mbremje beri ujet e holle,
Hena e plote gjykatese ne qiell,
ia preu permjrerresit rreptesisht nje gjobe.
Asnje lajm s'u dha per mekatin e permjerresit,
heshten te nesermen radiot dhe gazetat,
po Deti me dallge lajmin dha i pari
"Permjerresi u var me breket e veta."
Ne Klubin e Rrenave ne breg te Shengjinit,
Vetevarja aktrohej ne skena mitike,
ata qe lotonin permjerresin e gjore
testamentin e tij kerkonin ne shishe...
Po shkak' i vetvarjes na qenka banal,
e dashura ia dridhte permjerresit te gjore,
Hena e plote deshmonte ne qiell
Hena e plote q'e denoi me gjobe !
Shengjin, Qershor 2012
-----------------------------------
---------------------------------------------------
9. Nje qen dhe une ne breg te detit
---------------------------------------------------
Nje qen ecen vetmitar bregut te detit,
dhe une gjithashtu vetmitar eci drejt tij,
diku kryqezohemi dhe ndalim
ne shenje respekti per njeri tjetrin.
Ai ma shquan dhimbjen qe kam
dhe leh embelsisht dicka si Stinet e Vivaldit
nuk dij si t'ia shperblej
kete mirenjohje sublime.
I them: "Thank You,"
po ai nuk di gjuhe te huaj, di vetem Shqip
atehere ndahemi me nje pershendetje koke
dhe ai me mirekupton se une do te kthehem perseri.
ketu ne breg te Shengjinit,
nje cope vendlidje e imja
e denje per prehjen e amshueme.
Shengjin, Qershor 1012
------------------------------------
--------------------
10. Peizazh
--------------------
Kryqi ne maje te malit,
shkambi,
pishat,
rana,
deti.
Deti,
Rana,
Pishat,
Shkambi,
Kryqi ne Maje
Maje kryqit Gjergj Fishta,
POETI.
Shengjin, Qershor 2012
------------------------------------
© Sami Milloshi
Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania