Correspondance d’Orient (1908) / Kur presidenti i Lidhjes belge per të Drejtat e Njeriut i shkruante atij francez që të mbështeste lirimin e Dervish Himës nga autoritetet turke


Dervish Hima (1872 – 1928)
Dervish Hima (1872 – 1928)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Shkurt 2022

 

“Correspondance d’Orient” ka botuar, me 1 dhjetor 1908, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me letrën e presidentit të Lidhjes belge per të Drejtat e Njeriut drejtuar asokohe atij francez për të mbështetur lirimin e Dervish Himës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Z. Georges Lorand, president i Lidhjes belge për të Drejtat e Njeriut, sapo i ka dërguar letrën e mëposhtme z. Francis de Pressensé, president i Lidhjes franceze për të Drejtat e Njeriut :

 

Disa miq shqiptarë, rumunë dhe belgë, në veçanti gazetarët nga foltorja (tribuna) e Dhomës, më kërkojnë që të ndërhyj urgjentisht te xhonturqit që drejtësia të vendoset për kolegun tonë fatkeq Dervish Hima, një patriot shqiptar, shumë i njohur në Bruksel, ku ka qenë pjesë e shtypit parlamentar gjatë mërgimit të tij dhe ku mori pjesë veçanërisht në konferencën e Francis de Pressensé, për të drejtat e zezakëve.

 

Ai u kthye në vendin e tij për të përfituar nga liritë kushtetuese, për të mbrojtur idetë e tij dhe për të kandiduar për Dhomën e Përfaqësuesve. Ai është një patriot shqiptar, ndoshta separatist, nuk e di, por kjo do të ishte padyshim e drejta e tij dhe në një regjim lirie, as propaganda separatiste nuk do të ishte një shkelje.

 

Megjithatë, sapo mbërriti në vendin e tij, Dervish Hima u fut në burg nga autoritetet turke dhe miqtë e tij më sigurojnë se flitet për ta varur pas një gjykimi të shkurtuar pa asnjë garanci, sepse turqit e konsideronin një kundërshtar veçanërisht të rrezikshëm.

 

Nuk dua të besoj se xhonturqit që sapo kanë realizuar, nën duartrokitjet e Europës, një revolucion kaq të bukur për lirinë dhe të drejtën, mund të lejojnë që ai të çnderohet nga një akt i tillë, dhe jam i bindur se do të mjaftonte që Lidhja për të Drejtat e Njeriut t’u kishte vënë në dukje situatën e Dervish Himës, që ata të vepronin në favor të tij me energjinë dhe shpejtësinë e tyre të zakonshme dhe ta linin atë të lirë, edhe sikur ta konsiderojnë kundërshtar, që të mbrojë kandidaturën para bashkëqytetarëve.

 

Nëse ai akuzohet për një vepër penale, do të ketë gjithmonë kohë për t’i bërë një gjyq të rregullt, të rrethuar nga garancitë e drejtësisë së paanshme.

 

Menjëherë për këtë i shkrova mikut tim Ahmed Riza, duke kërkuar ndërhyrjen e tij. Miku dhe kolegu im i shquar Hector Denis, sapo i ka shkruar për të njëjtin qëllim, dhe ju bëj thirrje, miku im i dashur, në mbështetjen tuaj të plotë dhe ju lutem të veproni me të gjitha fuqitë tuaja në favor të Dervish Himës.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/correspondance-d-orient-1908-kur-presidenti-i-lidhjes-belge-per-te-drejtat-e-njeriut-i-shkruante-atij-francez-qe-te-mbeshteste-lirimin-e-dervish-himes-nga-autoritetet-turke/Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/kur-presidenti-i-lidhjes-belge-per-te-drejtat-e-njeriut-i-shkruante-atij-francez-per-te-mbeshtetur-lirimin-e-dervish-himes/

 

https://www.kultplus.com/lajme/correspondance-dorient-ne-vitin-1908-kur-presidenti-i-lidhjes-belge-per-te-drejtat-e-njeriut-i-shkruante-atij-francez-qe-te-mbeshteste-lirimin-e-dervish-himes-nga-autoritetet-turke/

 

https://27.al/kur-presidenti-i-lidhjes-belge-per-te-drejtat-e-njeriut-i-shkruante-atij-francez-qe-te-mbeshteste-lirimin-e-dervish-himes-nga-autoritetet-turke/

 

https://opinion.al/presidenti-i-lidhjes-belge-i-shkruante-atij-francez-per-lirimin-e-dervish-himes/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1764718/correspondance-dorient-1908-kur-presidenti-i-lidhjes-belge-per-te-drejtat-e-njeriut-i-shkruante-atij-francez-qe-te-mbeshteste-lirimin-e-dervish-himes-nga-autoritetet-turke/

 

https://alb-spirit.com/2022/02/20/correspondance-dorient-1908-kur-presidenti-lidhjes-belge-per-te-drejtat-e-njeriut-shkruante-atij-francez-qe-te-mbeshteste-lirimin-e-dervish-himes-nga-autoritetet-turke/

 

https://ampress.ca/correspondance-dorient-1908-kur-presidenti-i-lidhjes-belge-i-shkruante-atij-francez-per-mbeshtetjen-e-lirimit-te-dervish-himes/

 

https://plavaeguciasot.com/correspondance-dorient-1908-kur-presidenti-i-lidhjes-belge-per-te-drejtat-e-njeriut-i-shkruante-atij-francez-qe-te-mbeshteste-lirimin-e-dervish-himes-nga-autoritetet-turke/

 

https://konica.al/2022/02/dervish-hima-duhet-liruar-nga-burgu/

 

https://albuktv.com/presidenti-i-lidhjes-belge-i-shkruante-atij-francez-per-lirimin-e-dervish-himes

 

https://diasporashqiptare.al/2022/02/20/correspondance-dorient-kur-presidenti-i-lidhjes-belge-mbeshteste-dervish-himen/