Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Shkurt 2024
“Gazzetta di Venezia” ka botuar, të martën e 22 marsit 1938, në faqen n°2, një shkrim rreth miratimit asokohe nga Parlamenti shqiptar të projektligjit për dhënien e medaljes së meritës për fermerët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Medalja e meritës për fermerët shqiptarë
Tiranë, 21 mars.
Parlamenti shqiptar ka miratuar një projektligj që vendos medaljet e meritës për fermerët, me synimin për t’i dhënë një shenjë të prekshme dallimi fermerëve dhe blegtorëve që kanë qenë meritorë gjatë fushatës së nisur nga qeveria për forcimin dhe zhvillimin e bujqësisë shqiptare.
Ministri i Ekonomisë Kombëtare, Toçi (Terenc), ilustroi projektligjin para deputetëve, duke nënvizuar nevojën për të mos lejuar fermerët të braktisin tokën, duke u shprehur se është e nevojshme të kërkohen dhe kanalizohen të gjitha energjitë për t’i dhënë rritjen maksimale aktiviteteve bujqësore që përbëjnë burimin kryesor të pasurisë së vendit.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazzetta-di-venezia-1938-parlamenti-shqiptar-miratoi-projektligjin-per-dhenien-e-medaljes-se-merites-per-fermeret-e-vendit-te-tij/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :