Le Soir Illustré (1934) / Kush është Ekrem Libohova, ambasadori i ri i Shqipërisë në Belgjikë ?


Ekrem Libohova — Burimi: Le Soir Illustré, 19 maj 1934, faqe n°3.
Ekrem Libohova — Burimi: Le Soir Illustré, 19 maj 1934, faqe n°3.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Mars 2026

 

Revista belge “Le Soir Illustré” ka botuar, me 19 maj 1934, në faqen n°3, një shkrim asokohe rreth emërimit ambasador të Ekrem Libohovës në Belgjikë, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Ekrem Libohova, ministër i Shqipërisë

 

Burimi: Le Soir Illustré, 19 maj 1934, faqe n°3.
Burimi: Le Soir Illustré, 19 maj 1934, faqe n°3.

Ministri i ri i Shqipërisë në Belgjikë, Ekrem Libohova, i dorëzoi të martën letrat kredenciale mbretit Leopold.

 

Ekrem Libohova nuk është i panjohur për ne, pasi një pjesë të studimeve të tij i ka kryer në Bruksel.

 

I lindur në vitin 1882 në një fshat të jugut të Shqipërisë, pasi mësoi gjuhën e vendit të tij, ai u kthye në Kostandinopojë. Pasi përfundoi studimet e mesme në liceun e Galata-Serait, u nis për në Belgjikë dhe vazhdoi studimet atje.

 

Pas Luftës Ballkanike që i dha fund sundimit osman në Ballkan, dhe pasi Shqipëria shpalli pavarësinë e saj, Ekrem Libohova zgjodhi të shërbejë për vendin e tij.

 

Shumë i vlerësuar, ai iu përkushtua me zemër Shqipërisë, duke vënë në shërbim të saj njohuritë e tij të shumta. I pajisur me një talent të jashtëzakonshëm, Ekrem Libohova, pas një misioni të rëndësishëm diplomatik në Romë, u thirr nga mbretëria e re dhe u bë një nga përfaqësuesit kryesorë të shtetit shqiptar.

 

Në vitin 1929, Ekrem Libohova u caktua për të përfaqësuar mbretin Zog në Paris. Disa muaj më parë, diplomati i shquar u thirr gjithashtu në postin e rëndësishëm në Bruksel.

 

Vdekja e mbretit Albert e vonoi udhëtimin e Ekrem Libohovës, i cili u detyrua të ndryshonte në Tiranë letrat kredenciale që fillimisht ishte ngarkuar t’ia dorëzonte sovranit tonë të ndjerë.

 

Ministri i ri i Shqipërisë në Belgjikë, me të cilin patëm një bisedë të gjatë, na shprehu gjithë gëzimin e tij që përfaqëson vendin e tij në Bruksel, ku ka ruajtur kaq shumë miq.

 

“Dëshiroj,” na tha ai, “dhe të gjitha përpjekjet e mia do të synojnë këtë qëllim, të zgjeroj marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe kulturore midis dy kombeve. Megjithë distancën që i ndan, Belgjika dhe Shqipëria janë të destinuara të kuptohen mirë me njëra-tjetrën.”

 

Ekrem Libohova na kujton më pas se në vitin 1929 ai erdhi personalisht për t’i dorëzuar mbretit Albert « le Collier d’Albanie », dekoratën më të lartë të vendit të tij.

 

R. C.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-soir-illustre-1934-kush-eshte-ekrem-libohova-ambasadori-i-ri-i-shqiperise-ne-belgjike/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://gazetadielli.com/le-soir-illustre-1934-kush-eshte-ekrem-libohova-ambasadori-i-ri-i-shqiperise-ne-belgjike/

 

https://americaneye.al/revista-belge-me-1934-kush-eshte-ekrem-libohova-ambasadori-i-ri-i-shqiperise-ne-belgjike/

 

https://www.voal.ch/le-soir-illustre-1934-kush-eshte-ekrem-libohova-ambasadori-i-ri-i-shqiperise-ne-belgjike/multimedia/dossier/

 

https://opinion.al/le-soir-illustre-1934-kush-eshte-ekrem-libohova-ambasadori-i-ri-i-shqiperise/

 

https://www.drini.us/le-soir-illustre-1934-kush-eshte-ekrem-libohova-ambasadori-i-ri-i-shqiperise-ne-belgjike/

 

https://alb-spirit.com/2026/03/09/le-soir-illustre-1934-ekrem-libohova-ambasadori-i-ri-i-shqiperise-ne-belgjike/

 

https://tetovanews.info/2026/03/le-soir-illustre-1934-kush-eshte-ekrem-libohova-ambasadori-i-ri-i-shqiperise/