Regards (1946) / Dështimi i udhëzimeve sekrete të misionarit amerikan Harry Fultz dhe dënimi me vdekje i pesë shqiptarëve


Pastrimi (kanalizimi) i kënetave të Maliqit nga mijëra vullnetarë – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Pastrimi (kanalizimi) i kënetave të Maliqit nga mijëra vullnetarë – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Dhjetor 2018

 

Media franceze “Regards” ka botuar, me 6 dhjetor 1946, një shkrim të veçantë, në faqen n°2, në lidhje me dështimin e udhëzimeve sekrete të misionarit amerikan Harry Fultz dhe dënimin me vdekje të pesë shqiptarëve, të cilin,  Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqipëri – Bashkëpunim amerikan për rilindjen e vendit… ?

 

Gjykata ushtarake shqiptare sapo ka dhënë vendimin e padisë kundër një grupi inxhinierësh dhe gjeometërve të akuzuar për sabotim në punët përmirësuese të kënetave të Maliqit. Pesë të pandehur, përfshirë një grua, u dënuan me vdekje.

 

Ky grup ishte në kontakt dhe merrte udhëzime dhe fonde të nevojshme nga një mision i huaj në Shqipëri.

 

Pas deklaratës së të akuzuarit, inxh. Vasil Mano, grupi i sabotuesve ishte në marrëdhënie të ngushta me Harry Fultz, anëtar i misionit amerikan në Tiranë.

 

Harry Fultz arriti në Shqipëri në 1923-24 si drejtor i “Albanian Vocational School”. Ai u largua nga Shqipëria në 1932-33, me nacionalizimin e shkollave shqiptare dhe u kthye pas çlirimit, por këtë herë si anëtar i misionit amerikan në Tiranë.

 

Grupi i sabotuesve është i përbërë nga ish-studentët (nxënësit) e zotit Fultz.

 

I akuzuari detajoi planin e zhvilluar nga grupi i tij për të sabotuar planin e rindërtimit në sektorët dhe me çdo mjet. Gruaja e të akuzuarit i kalonte raportet H. Fultz mbi aktivitetet kriminale. I akuzuari, inxh. Vasil Mano, pranoi se, pas një letre për inxh. Avdul Sharrën (një prej të pandehurve kryesorë), H. Fultz kishte dhënë këto udhëzime :

 

Kushtojini vëmendje udhëzimeve që u jepni punonjësve, në mënyrë që punët në zhvillim të ngadalësohen dhe të mos përfundojnë para fillimit të dimrit, sepse deri atëherë, do të kenë zbarkuar në bregdet anglo-amerikanët.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/regards-1946-deshtimi-i-udhezimeve-sekrete-te-misionarit-amerikan-harry-fultz-dhe-denimi-me-vdekje-i-pese-shqiptareve/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/deshtimi-udhezimeve-sekrete-te-harry-fultz-dhe-denimi-vdekje-5-ish-studenteve-te-tij-shqiptare/

 

https://www.syri.net/arte-media/214411/deshtimi-i-udhezimeve-sekrete-te-harry-fultz-dhe-denimi-me-vdekje-i-5-shqiptareve/

 

https://www.balkanweb.com/udhezimet-e-harry-fultz-dhe-denimi-me-i-5-shqiptareve/

 

http://www.panorama.com.al/deshtimi-i-udhezimeve-sekrete-te-harry-fultz-dhe-denimi-me-vdekje-i-5-shqiptareve/

 

http://www.gazetatema.net/2018/12/03/deshtimi-i-udhezimeve-sekrete-te-harry-fultz-dhe-denimi-me-vdekje-i-5-inxhiniereve-shqiptareve-nga-komunistet-mes-te-cileve-dhe-nje-grua/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/991406/regards-1946-deshtimi-i-udhezimeve-sekrete-te-misionarit-amerikan-harry-fultz-dhe-denimi-me-vdekje-i-pese-shqiptareve/

 

https://www.voal.ch/regards-1946-deshtimi-udhezimeve-sekrete-te-misionarit-amerikan-harry-fultz-dhe-denimi-vdekje-pese-shqiptareve/

 

http://maqedoniashqiptare.com/2018/12/regards-1946-deshtimi-i-udhezimeve-sekrete-te-misionarit-amerikan-harry-fultz-dhe-denimi-me-vdekje-i-pese-shqiptareve/

 

http://opinion.al/deshtimi-i-udhezimeve-te-harry-fultz-dhe-denimi-me-i-5-shqiptareve/

 

https://kosova-sot.info/dossier/334279/regards1946deshtimiiudhezimevesekretetemisionaritamerikanharryfultzdhedenimimevdekjeipeseshqiptareve/

 

http://360grade.al/184011/deshtimi-i-udhezimeve-sekrete-te-harry-fultz-dhe-denimi-me-vdekje-i-5-inxhiniereve-shqiptare-mes-tyre-nje-grua/

 

http://www.njekomb.com/?p=159952

 

https://alpenews.al/media-franceze-regards-udhezimet-e-harry-fultz-dhe-denimi-me-vdekje-i-5-shqiptareve