L’Aurore (1951) / Virginia Blackburn, motra e mbretëreshës Geraldinë, viktimë e hajdutëve misteriozë në vilën e saj në Villennes-sur-Seine


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Gusht 2020

 

“L’Aurore” ka botuar, të hënën e 24 dhjetorit 1951, në ballinë dhe në faqen n°8, një shkrim në lidhje me vjedhjen e xhevahirëve të motrës së mbretëreshës Geraldinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Motrës së mbretëreshës i kanë vjedhur xhevahirët

 

Znj. Blackburn (Virginia), motra e ish-sovranes së Shqipërisë, qe vikitimë e hajdutëve misteriozë në vilën e saj në Villennes-sur-Seine, të cilët i vodhën xhevahirë të një vlere mbi një milion (franga).

 

Motra e Mbretëreshës Geraldinë, gruas së ish-mbretit Zog, znj. Blackburn jeton me burrin e saj në një pronë të merekullueshmë “Le Manoir” që gjendet në rrugën n°11, Maréchal Galliéni, në Villennes-sur-Seine.

 

Znj. Blackburn vuri re, të shtunën në mëngjes, se kasaforta e saj e xhevahireve, e vendosur mbi një komodë në sallonin e pritjes në katin e parë ishte pothuajse e zbrazur tërësisht.

 

Disa unaza dhe byzylykë prej ari masif, si dhe një gjerdan perlash, të gjitha me vlerë mbi 1.200.000 franga, ishin zhdukur.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Znj. Blackburn paraqiti menjëherë një ankesë (denoncim) në komisariatin e policisë në Poissy dhe komisari Lavalette, shef i seksionit të Argenteuil filloi të hetonte pa u zgjatur për këtë vjedhje misterioze. Në fakt, asnjë shenjë dhunimi nuk u vërejt mbi mobiljet apo dyert e pronës. Për këtë, është e nevojshme që autori apo autorët e vjedhjes të jenë në dijeni për zakonet e zonjës së shtëpisë.

 

Z. dhe Znj. Blackburn (Joseph dhe Virginia) kanë katër shërbëtorë në shërbim të tyre, të cilët u morën në pyetje për një kohë të gjatë nga komisari Lavalette, por nuk dhanë asnjë hollësi.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-aurore-1951-virginia-blackburn-motra-e-mbretereshes-geraldine-viktime-e-hajduteve-misterioze-ne-vilen-e-saj-ne-villennes-sur-seine/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/motra-e-mbretereshes-geraldine-viktime-e-hajduteve-misterioze-ne-vilen-e-saj-ne-france/

 

https://www.balkanweb.com/laurore-1951-virginia-blackburn-motra-e-mbretereshes-geraldine-viktime-e-hajduteve-misterioze-ne-vilen-e-saj-ne-villennes-sur-seine/

 

https://shqiptarja.com/lajm/laurore-1951-virginia-blackburn-motra-e-mbretereshes-geraldine-viktime-e-hajduteve-misterioze-ne-vilen-e-saj

 

http://www.panorama.com.al/laurore-1951-virginia-blackburn-motra-e-mbretereshes-geraldine-viktime-e-hajduteve-misterioze-ne-vilen-e-saj-ne-villennes-sur-seine/

 

https://www.voal.ch/laurore-1951-virginia-blackburn-motra-e-mbretereshes-geraldine-viktime-e-hajduteve-misterioze-ne-vilen-e-saj-ne-villennes-sur-seine/

 

https://www.gazetatema.net/2020/08/05/laurore-1951-virginia-blackburn-motra-e-mbretereshes-geraldine-viktime-e-hajduteve-misterioze-ne-vilen-e-saj-ne-villennes-sur-seine/

 

https://alb-spirit.com/2020/08/05/laurore-1951virginia-blackburn-motra-e-mbretereshes-geraldine-viktime-e-hajduteve-misterioze-ne-vilen-e-saj-ne-villennes-sur-seine/

 

http://www.arsalbanica.mk/laurore-1951-virginia-blackburn-motra-e-mbretereshes-geraldine-viktime-e-hajduteve-misterioze-ne-vilen-e-saj-ne-villennes-sur-seine/

 

https://kosova.info/laurore-1951-virginia-blackburn-motra-e-mbretereshes-geraldine-viktime-e-hajduteve-misterioze-ne-vilen-e-saj-ne-villennes-sur-seine/

 

http://www.standard.al/2020/08/05/laurore-1951-virginia-blackburn-motra-e-mbretereshes-geraldine-viktime-e-hajduteve-misterioze-ne-vilen-e-saj-ne-villennes-sur-seine/

 

https://opinion.al/1951-motra-e-mbretereshes-geraldine-viktime-e-hajduteve-ne-vilen-e-saj/

 

https://tirananews.al/laurore-1951-motres-se-mbretereshes-geraldine-i-vjedhin-xhevahiret-ne-vilen-e-saj/

 

https://konica.al/2020/08/si-u-grabit-ne-shtepine-luksoze-e-motra-e-mbretereshes-geraldine/

 

https://dosja.al/virginia-blackburn-motra-e-mbretereshes-geraldine-viktime-e-hajduteve-misterioze-ne-vilen-e-saj-ne-villennes-sur-seine/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1348941/laurore-1951-virginia-blackburn-motra-e-mbretereshes-geraldine-viktime-e-hajduteve-misterioze-ne-vilen-e-saj-ne-villennes-sur-seine/