Emrie Krosi, lindur në Klos të Matit, ka mbaruar për gjuhë – letërsi shqipe në UT. Ka punuar gazetare kulture dhe ka shkruar mjaft artikuj për letërsinë, kritikë, poezi dhe ese në disa gazeta. Relacioni i saj me poezinë sidomos është më i veçantë duke vërejtur se si Emi atë shpalosje poetike që me aq përkujdesje dhe strukturim sublimon të bukurën e ndjesive dhe sublimen e shpirtit duke na dhuruar emocione me imazhe dhe figuracion, nuanca motivore dhe metafora të një përceptimi origjinal…Emi si emër artistik është një zë i veçantë në orkestrinën poetike shqiptare. – Burimi : Mearteka.net