Behar Gjoka, Tiranë – 30 Qershor 2017
- Marrëveshje për të hyrë në zgjedhje, që e kërkuam të gjithë, edhe Bregu, edhe Selami…
- Basha bëri gabim fatal që u përfshi në qeverisje me ministra teknikë, sepse humbi shansin e kontestimit…
- Fill pas marrëveshjes Imami dhe Topalli, kërkuan dorëheqjen e parevokueshme…Në kulmin e fushatës sa ndikon kjo ?
- Kur kishte nisur numërimi i votave, Besnik Mustafaj bën thirrje për dorëheqje të parevokueshme të Bashës…
- Zhurma e madhe krijoj rrethanën që të humbin gjurmët e vjedhjes së votave, e shitblerjes spektakolare. Po këto zgjedhje qenë të pastra për Ramën dhe PS, por të blera me kohë…
A nuk e patë se çamët fituan në Dibër ? A nuk e patë se si PD nuk kishte mundësi të bënte fushatë në Durrës, Elbasan…
Rama po bëhet gati për Vetingun…Hani njëri-tjetrin se po i krijoni hapësirë…Dynjaja më ju e ju më shoshojin o bijtë e nanës, ka një shprehje në Mat… Pasi e gjetët fajtorin, Bashën, kujtohuni se po ndihmoni për ta hedhur në greminë PD…
Harruat si thoshte Rama para marrëveshjes nuk na prish punë se ikën një parti…Keni rënë në lojën e tij për të vetëshkatërruar PD… Media do gallatë, vijoni se po ecni në udhën e pushtetit që të fshini pluralizmin…
Sistemi që kanë ngritur Rama, Berisha, Meta dhe Basha, nuk e shpëton nga shitblerja votën e lirë…Për të gjithë ata që janë kundër vetes, së pari duhet të vërtetojnë se a u bënë pjesë e fushtaës për fitore…A votuat PD ?
Nëse po e vlen beteja, për të mundur kundërshtarin dhe jo për të kafshuar bijtë e vetë, siç ka ngjarë me Selamin në 1995…PD, ka nevojë për maturi, gjakftohtësi…Nëse zgjedhjet e 25 qershorit plotësuan të gjithë standardet, edhe Basha, tani pas mbarimi të numrimit, duhet të zbatojë kriterin e standardeve…
Zgjedhje kalueshëm….Eh si për herë, Basha duhet të rikthehet te kauza e zgjedhjeve të lira…Duke nisur nga vetja, nga barazia në garë…Beteja me vetveten, duke harruar kundërshtarin, që e ka shpallur si qëllim asgjesimin e PD, është rruga më e mbrapshtë…
Dilni nga ofiqet e detyrave, që janë shumë më të vogla, se aspirata për liri.
Kavaja e dha një model !
© Behar Gjoka
Blogu : Dars (Klos), Mat – Albania