Erina Çoku


Erina Çoku - Foto Armand Sallabanda
Erina Çoku - Foto Armand Sallabanda

Erina Çoku ka mbaruar shkollën e mesme “Pjetër Budi” në Burrel (1994-1998) dhe studimet e larta për Gjuhë-Letërsi (profil Gjuhësi), në fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës (1999-2003).

 

Ka botuar dy vëllime poetike:  “Krahë s'kanë ëngjëjt e mi” (“Toena”, 1997) dhe “Gjurma e gjethes”  (“Botimet WestPrint”, 2011).

 

Poezitë dhe shkrimet e saj janë publikuar në revista, antologji dhe mediume të ndryshme letrare, si: “Poeteka”, “Milosao”, “Radi and Radi”, “Poets and Writers”, “Botimet shqiptare”, “Fjala Review”, “Emathia”, “Kultplus”, “Tetova News”, “Darsiani.com”, “Mapo”,  “Telegraf”, “Dita”, “Observer.com”,  “Albmendimiarts.com”, “Shekulli”, “Tirana Post”, “Shkodra Press”, “Zemra Shqiptare”, “Gentlewomen”, “Fjalashqipe.com”, “Koha”, “AtunisPoetry”, “Revista Letrare”, “ObserverKult”, etj.

 

Ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme poetike, si: “Poeteka”, “Portiku letrar”, Festivali i poezisë së pabotueme”, “Verë dhe poezi”, TransformArt”, “Takimet Ndërkombëtare Azem Shkreli”, “Këngë dhe poezi”, “Ditët e Naimit” etj.

 

Ka pasur një bashkëpunim artistik (si krijuese dhe redaktore) për tekstet përshkruese të pikturave të artistit italian Luca Moriçi (Luca Morici) paraqitur në ekspozitën “Il dolore” (Dhimbja), 2012.

 

Është redaktore e mjaft librave me poezi, ka punuar prej vitesh si redaktore letrare në shtëpinë botuese “Pegi” dhe aktualisht punon në Qendrën e Botimeve për Diasporën.

 

Po përgatit veprën e tretë poetike…