Sali Frangu


Fotografi e marrë në profilin facebook të autorit
Fotografi e marrë në profilin facebook të autorit

Sali frangu lindi me 15 gusht 1956 ne fshatin Lis te rrethit te Matit, ne nje familje me tradita atdhetare. Arsimimin e tij 8-vjecar e kreu ne Korçe e Shkoder. Arsimin e mesem e kreu ne shkollen e mesme ushtarake "Skenderbej". Edhe arsimin e larte e kreu ne Shkollen e Larte te Bashkuar Ushtarake.

 

Pasi punoi per 4 vite si pedagog taktike ne shkolle ushtarake, ai largohet nga ushtria dhe kalon ne punen me rinine ne aparatin qendror po ne sektorin ushtarak. Ne fillim te vitit 1990 kalon ne qytetin Studenti si kujdestar konvikti.

 

Nderkohe ka mbaruar dhe studimet ne Fakultetin Ekonomik. pas 4 vitesh kalon ne sektorin privat ku punoi ne disa firma vendase e te huaja ne rolin e Menaxherit, shefit te investimeve, shefit te burimeve njerezore dhe te perkthyesit. Me pas me afrimin e situates se luftes se Kosoves fillon pune ne Ministrine e Pushtetit Lokal ne sektorin e ndihmave ne Drejtorine e refugjateve, ku punoi per 2 vite.

 

Rikthehet ne Ministrine e Mbrojtjes ku specializohet per marketing te armatimeve e municioneve, ku punoi per gati 9 vite deri sa u semur nga zemra dhe terhiqet para kohe para 6 vitesh.

 

Ai eshte biri i Zenel Frangut, oficer madhor i Ministrise se mbrojtjes qe vdiq para kohe ne prill 1985, dhe nipi i Sali Frangut nje veprimtar i shquar i luftes per clirim si keshilltar ne Mat e Ne Qarkun e Dibres.

 

Kudo ku ka punuar, Saliu eshte shquar per perkushtim e korrektesi. Ai eshte shume i lidhur me vendlindjen dhe me njerezit. Krahas semundjes  dhe levizjeve te shumta gjente here pas here kohen per te shkuar ne Mat e per tu çmallur jo vetem me Lisin e tij por me te gjithe treven qe e ka shetitur me pellembe qe prej Valit e deri ne Skuraj fshat me fshat.

 

Nje nder dhuntite e tij eshte te shkruarit. Ende nuk ka nje veper te plote te botuar por here pas here ne shtypin e kohes ne ate ushtarak dhe te rinise ai ka botuar shkrime te profesionit, por edhe poezi skica reportazhe dhe ndonje tregim. Tani ai po punon per nje vellim me poezi dhe nje me tregime, perveç kujtimeve.

 

Edhe kjo tufe poezish eshte ekskluzive nga vellimi qe po pergatit.