Libération (1946) / Gjon Mili sipas Jean-Paul Sartre


Jean-Paul Sartre në shtëpinë e tij në Paris (1946) – Foto : Gjon Mili
Jean-Paul Sartre në shtëpinë e tij në Paris (1946) – Foto : Gjon Mili

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Maj 2022

 

“Libération” ka botuar, të premten e 11 tetorit 1946, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ekspozitën e Gjon Milit asokohe në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Fotografia, vepër arti

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në Galerie du Bac, Jean-Paul Sartre e prezanton Gjon Millin me këto fjalë : “Ai ka kokën e një antengrënësi, një hundë që do të nuhasë botën shumë përpara tij, për të besuar se ai do ta zhysë papritur në një fole milingonash.”

 

Është e padiskutueshme që Mili, artist nga Nju Jorku, dëshmon se fotografia mund të jetë një art i madh.

 

Duke montuar figura kërcimtarësh, duke treguar një vajzë të vogël duke kërcyer me litar në disa aspekte (foton e së cilës lexuesit tanë e patën ekskluzive), ai dëshmon se sa e madhe është dhuntia e tij për analizën plastike.

 

Pasi ka fotografuar të gjithë anëtarët e Konferencës së San Franciskos, ja ku është në Paris. Gjithçka e intereson. A nuk e ka shprehur tashmë sharmin e rrënuar të oborrit ngjitur me studion e skulpturës së Zadkine?

 

— Do të doja të jetoja në Paris katër muaj në vit, na thotë Gjon Mili. Por si mund të gjesh një strehë këtu ?

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/liberation-1946-gjon-mili-sipas-jean-paul-sartre/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://gazetadielli.com/liberation-1946-gjon-mili-sipas-jean-paul-sartre/

 

https://americaneye.al/gjon-mili-sipas-jean-paul-sartre/

 

https://www.kultplus.com/arti-pamor/liberation-1946-gjon-mili-sipas-jean-paul-sartre/

 

https://alb-spirit.com/2022/05/08/liberation-1946gjon-mili-sipas-jean-paul-sartre/

 

https://ampress.ca/liberation-1946-gjon-mili-sipas-jean-paul-sartre/

 

https://vloranews.al/kulture/liberation-1946-gjon-mili-sipas-jean-paul-sartre/

 

https://konica.al/2022/05/sartri-shkruan-per-artin-e-gjon-milit/

 

https://dosja.al/liberation-1946-gjon-mili-sipas-jean-paul-sartre/

 

https://www.botasot.info/kultura/1808927/liberation-1946-gjon-mili-sipas-jean-paul-sartre/

 

https://drini.us/liberation-1946-gjon-mili-sipas-jean-paul-sartre/

 

http://www.arsalbanica.mk/liberation-1946-gjon-mili-sipas-jean-paul-sartre/

 

Koha, e martë, 17 maj 2022, f.17
Koha, e martë, 17 maj 2022, f.17