Princ Leka II priti në rezidencën mbretërore Princ Albert II të Monakos


Burimi : Oborri Mbretëror Shqiptar
Burimi : Oborri Mbretëror Shqiptar

Më 16 tetor 2018, në orën 16.00. në Rezidëncën Mbretërore Shqiptare, ka mbërritur për një vizitë familjare Lartësia e Tij e Përndritur Princ Alberti i II i Monakos, i cili u prit nga LTM Princ Leka ll i Shqiptarëve dhe LSM Princeshë Elia.

 

Vizita u zhvillua në sallën e madhe të Pritjeve të Oborrit Mbretëror.

 

Midis çështjeve të shumta që u diskutuan në një atmosferë të ngrohtë familjare, në harkun e një ore bisedimesh, fokusi qëndroi tek bashkëpunimi konkret mes dy vendeve tona nëpërmjet Fondacionit të Princ Albertit në mbrojtje të mjedisit, florës dhe faunës dhe bregdetit shqiptar. Gjithashtu imazhi i Shqipërisë, njohja e saj në arenën ndërkombetare, pasuritë natyrore, traditat dhe kultura, ishin temat kyçe të këtij takimi.

 

Princ Alberti i II i Monakos, shprehu vlerësimin e Tij për punën e Familjes Mbretërore Shqiptare dhe angazhimin e Saj në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë.

 

 

Oborri Mbretëror Shqiptar

Zyra e shtypit