Comoedia (1929) / Kur simpatizantët e Hitlerit sulmonin Aleksandër Moisiun


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Gusht 2018

 

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të enjten e 18 shkurtit 1929, në ballinë, një shkrim në lidhje me sulmet e simpatizantëve të Adolf Hitlerit ndaj aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiut.

 

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, në vijim, tekstin e plotë për publikun shqiptar :

 

Ngacmim grotesk, por hitlerian.

 

“Komediani i famshëm Aleksandër Moisiu, më i duartrokituri deri tani në vendet gjermanofolëse, është pre e ngacmimeve të mbështetësve të Hitlerit. Dhe pse ? Sepse gushtin e kaluar, duke dashur të shkruajë një roman në të cilin do të ndodhte një lindje, ai dëshiroi të studionte këtë ngjarje në vend dhe veshi bluzën e bardhë me autorizimin e drejtorit të një spitali në Salzburg. Është reagim i zakonshëm për një shkrimtar. Kush është ai autor që nuk ka shkuar për të vizituar një spital, një azil, i fshehur mes pacientëve ? E gjitha kjo për të përshkruar realen.

 

Por një praktikant i spitalit të Salzburgut, i shkarkuar nga puna, për t’u hakmarrë ndaj drejtorit, zbuloi këtë fakt në një gazetë të partisë së Hitlerit.

 

Shqetësimi i Aleksandër Moisut për ndërgjegjësinë profesionale u tansformua si “përdhosje nga një ndërhyrës i besdisshëm gjatë lindjes së një gruaje gjermane”.

 

“Henaurme!” – apo jo ? Megjithatë, artikulli i gazetës lokale ishte riprodhuar, kështu Moisiu u vu në listën e zezë të hitlerianëve (nazistëve).

 

Dhe natën tjetër, në Deutsches Volkstheater të Vjenës, gjatë një shfaqjeje në të cilën ai luante rolin kryesor, aktori u prit mes sharjeve dhe topave me aromë të keqe të shpërndara nëpër sallë, diçka mjaft besdisëse.

 

Policia vëzhgonte për fat të mirë dhe ndërhyrësit u dërguan në burgun më të afërt...

 

Nëse tallja mund të vriste, partia e Hitlerit nuk do të fitonte asgjë nga kjo ngjarje.”

 

Horatio

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/comoedia-1929-kur-simpatizantet-e-hitlerit-sulmonin-aleksander-moisiun/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

http://gazetadielli.com/kur-nazistet-sulmuan-aleksander-moisiun/

 

http://kultplus.com/filmi/kur-simpatizantet-e-hitlerit-sulmonin-aleksander-moisiun/

 

https://americaneye.al/kur-simpatizantet-e-hitlerit-sulmonin-aleksander-moisiun/

 

http://njekomb.com/?p=127478

 

http://gazetatema.net/2018/08/02/comoedia-1929-kur-simpatizantet-e-hitlerit-sulmonin-aleksander-moisiun/

 

http://balkanweb.com/comoedia-1929-kur-simpatizantet-e-hitlerit-sulmonin-aleksander-moisiun/

 

http://panorama.com.al/comoedia-1929-kur-simpatizantet-e-hitlerit-sulmonin-aleksander-moisiun/

 

http://opinion.al/kur-simpatizantet-e-hitlerit-sulmonin-aleksander-moisiun/

 

http://insajderi.com/kur-simpatizantet-e-hitlerit-sulmonin-aleksander-moisiun/

 

https://koha.net/kulture/108822/kur-simpatizantet-e-hitlerit-sulmonin-aleksander-moisiun/

 

http://botasot.info/historia-lajme/929888/comoedia-1929-kur-simpatizantet-e-hitlerit-sulmonin-aleksander-moisiun/

 

http://lexo.al/comoedia-1929-kur-simpatizantet-e-hitlerit-sulmonin-aleksander-moisiun/

 

https://alpenews.al/comoedia-1929-kur-simpatizantet-e-hitlerit-sulmonin-aleksander-moisiun