Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Dhjetor 2018
“Le Figaro” ka botuar, të mërkurën e 2 dhjetorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me krijimin e një linje të re detare të rëndësishme për Shqipërinë nga kompania austro-amerikane e Triestes, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një linjë e re Austri – Shqipëri
Vjenë, 1 dhjetor
Kompania austro-amerikane e Triestes ka vendosur që të gjitha anijet që janë në shërbim në tre linjat e Nju Jorkut, Kanadasë dhe Amerikës së Jugut tani do të zbarkojnë, vajtje-ardhje, në njërin nga dy portet shqiptare, të Durrësit apo të Vlorës.
Ky shërbim i ri dhe i shpejtë midis Triestes dhe Shqipërisë do të dyfishojë shërbimin javor të krijuar tashmë muajin e kaluar nga kompania e Lloyd-it austriak. - Z. RAY.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1913-krijimi-i-linjes-se-re-detare-qe-do-te-lidhe-durresin-dhe-vloren-me-nju-jorkun-kanadane-dhe-ameriken-e-jugut/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
http://opinion.al/le-figaro-1913-nje-linje-e-re-detare-austri-shqiperi/
https://www.balkanweb.com/linja-detare-qe-do-te-lidhe-durresin-e-vloren-me-shba-e-kanada/
https://durreslajm.al/speciale/linja-detare-qe-do-te-lidhe-durresin-e-vloren-me-shba-e-kanada
http://www.javanews.al/viti-1913-llogaritej-nje-linje-detare-qe-te-lidhte-bregdetin-tone-me-shba/
http://www.mapo.al/nga-durresi-e-vlora-drejt-shba-ve-e-kanadase/
https://www.kultplus.com/trashegimia/linja-detare-nga-durresi-e-vlora-drejt-shba-ve-e-kanadase/
http://360grade.al/183644/1913-linja-detare-qe-do-te-lidhte-durresin-e-vloren-me-shba-ne-e-kanadane/
http://lexo.com.al/le-figaro-linje-detare-qe-do-lidhte-portet-shqiptare-me-shba/
https://tiranatoday.com/linja-detare-qe-do-te-lidhe-durresin-e-vloren-me-shba-e-kanada/