Avni Dani, Tiranë – 28 Maj 2016
Vetë vepra e jashtëzakonshme e Pjetër Budit e bashkuar me gjitha çfarë u paraqit më sipër, si një përpjekje shumë vjeçare patriotike e publicistike, ishte më se e majftueshme për ta vënë shkrimtarin e poetin e madh të Matit në mesin e figurave më të ndritura të kombit. Por kjo nuk do të ishte e plotë pa një tjetër element jo më pak të rëndësishëm. Që Budi dhe kontributi i tij i madh të njihej në breza, ai duhej përfshirë edhe në programet shkollore.
Pikërisht këtë do të bënte me një përkushtim prej studiuesi Ernest Koliqi. Në botimin me dy vëllime “Shkrimtarët Shqiptarë” botuar në Tiranë më 1941, si një libër për kursin e naltë të shkollave të kohës, Budi do të ketë vendin e tij të nderuar.
Hyrja e Budit në letërsinë shkollore do ta bënte atë dhe veprën e tij të mirënjohur. Që prej asaj kohe ai është përkrah bashkëkohësve të vet, duke i bërë nder letërsisë shqiptare. Që nga ajo kohë për Budin është shkruar vazhdimisht, pasi pasuria e veprës së tij është e madhe në shumë aspekte. Ai është tashmë pikë referimi për letërsinë, historinë, traditën, gjuhën dhe fenë.
Më poshtë po e sjell të plotë atë ç’ka Koliqi shkruan për Budin dhe për veprat e tij në tekstin “Shkrimtarët Shqiptarë” vëll 1:
PJETER BUDI
Veprat (1618-1621)
Imzot Pjetër Budi prej Guri të Bardhë, katund në Mat, Iindi në vjetin 1566. Mësimet e para i muer privatisht, tue ndëjun aty-këtu me Ipeshkvij të vendit; ndërsa këndimet e nalta i kreu në Kolegjën Ilirjane të Loretit. I ri, 21 vjeç, bahet Meshtar, e me atë fill të Parët e dërgojnë në Misjonin e Kosovës; ku punon, gjithkund i dam në shëj për zellin e veprimit, nji herë si Famullitar, mandej si Vikar i Përgjithët i Serbis: gjithsejt 17 vjetë.
Në Korrik 1621 emnohet Ipeshkëv i Zadrimës. Në vjeshtën e këtij vjeti gaton planet e kryengritjes për me i dalë Shqipnija dore Turkut, mbassi aso here ky ishte i penguem në luftën kundra Polonije.
Veprimtarija e Budit asht përnjimend e çuditshme. Nj'a 5 a 6 herë nget në Romë ku për me e kjam te Papa gjendjen e mjerueshme të Shqipnis, vuejtjet e popullit e të kishvet, qi ndrydheshin nën thundrat e barbarit; ku për të nxjerrun leje e mjete me i shtypë librat e vet. (Letra qi aso here prej Rome Budi i shkruen Kard. Gozzadini-t, tue e lutë t'i a njohtonte Papës, Palit V, mendimin e planet c luftës, ka nji randsi të madhe historike. Kqr. Perparimi 1914). Ishte në valën e veprimit, kur nji dekë e papritun i a shkurtoi jetën. Tue kalue në të vueme Drinin, u mbyt n'uj në vjetin 1623.
Botimet e tija — flasim vetëm për ato qi kemi në dorë sod — përkthime a origjinale, kapen deri në 800 faqe ; ndër të cilat mund të kundrojmë fizjonomin besnike të gjuhës së përdorun nga Shqiptarët e Gegnis në fillimin e shek. XVII.
1. — Vepra ma e njohtuna asht: “Doktrina e kërshtenë", (Qe titulli i vërtetë: “DOTTRINA Christiana Composta per ordine della fcl. me. D i P a p a C l e m e n t e VIII. Dal R. P. Robcrto Bellarmino Sacerdote della Compagnia di Giesu Adesso Cardinale di santa Chiesa del Titolo di S. Maria in Via. Tradotta in lingua albanesc DAL REVER. DON PIETRO BUDI da Pietra Biancha. In Roma, Per Bartolomeo Zannetti. 1618. Con licenza de Superiori), përkthim i asaj së Sh. R. Belarmini-t. Katekizrna tregohet me pyetje e përgjegje, ndërmjet Priftit e Xhakonit, e përfshin gadi 170 faqe frm. XII.; mbas të cilavet vijojnë deri në f. 228, do vjersha të përshpirtëshme: dmth 19 poezi da në strofa katërshe tetërrokshe, me rrimën e ndërlikueme (alfernate). Subjekti i këtyne asht i ndryshëm, veç gjithmonë fetar. Për këto poezi kaIxon në parathanje, se shumicën, i ka gjetun të shkruelne prej “Atit shumë ncë ndershim e ncë devotshim frat Palit prej Hasi"; të cilat, gjithsejt me të vetat, përbajnë 28 vjerrsha.
Kjo vepër kje botue së pari në v. 1618. Nga ky botim i parë, qi e zbuloi tash së voni Z. M. Roques në bibljotekën e Vatikanit, gjindet vetëm nji copë. Libri u rishtyp edhë tri herë tjera (1636, 1664 e 1868) gjithnji në shtypshkrojën e Propagandës në Romë.
2. — Për randsi, kohë e vllim vjen në të dytin rend vepra: Speculum Confessionis; libri në frm. XII v. 1621 u botue në shtypshkrojën e Bartol Zannettit, në Romë e ka 408 faqe. Asht përkthim i librit omonim t'Atit Emer de Bonis. Qe titulli i gjatë i veprës, të cilin, mbas atij latinisht, e ep të përkthyem edhe shqip: “Pasëqyra e t’Rrëfyernit e Atit Emerio de Bonis me sa tjera kafshë shumë të frujtuoshime të shpirtit, per ndimë të gjuhusë Arbeneshë e aq ma teper per t'atynet qi s'janë të zotë me ndëgjuom ncë tjera letërash nkthyem gjuhe ncë lëtine mbë gjuhu t'Arbëneshe, Zotit Dom Pjetrë Budit prej Guri cë Bardhë, Upeshkëvi cë Zadrimës.
Për ket libër kujtohej deri vonë, se përveç njaj cope së Bibljotekës Mazarine të Parisit (N. 24582), nuk njifej tjetër; ndërsa Z. M. Roques hetoi edhë dy copë tjera në Bibljotekën e Vatikanit.
3. -- Budi, tue pasë para sysh ma së forti kulturën e klerit. botoi edhe: Ritualin roman (latinisht) me rubrika e zhviIlime shqipe. Libri në format VIII. të vogël, ka 360 faqe. Asht botuem në Romë në vjetin 1621 ; edhe ka dhane pelqimin e të shtypunit Irnz. Simon Gjeçi, lp. i Sapës.
Njitë mbas këtij libri asht lidhun edhë nji fashikull 16 faqesh, gjithnji n'at format, shtypë kryekëput me shkroja kursive. Zhvillon Meshën romane, e duket si t'ishte nji shtojcë e pjesës së parë, por prap, fashikulli duket nji vepër e pamvarshme nga e para, mbassi numrimin e faqevet e ka krejt në vedi.
Libri me shtojcë, deri qi e hetoi Z. Mario Roques, në vjetin 1932, nuk dihej prej kuj se gjindej kund. E vetmja copë e ketij Iibri te Budit gjindet ne Rome, në Bibljoteken e Vatikanit, e ka ket shenjim: R.G.P.51.el V.35. inl.1 el2.
Në parathëniet e veprave të tij Budi është përpjekur të thotë sa më shumë. Ndër të tjera ai ka një mesazh të përcjellë me metaforën e përgjumjes. Qëllimi që ai i ka vënë vetes është tua nxjerrë gjumin atyre që nuk kanë bërë asgjë në jetë, sepse e brente meraku se mos ata do ti gjente vdekja me sy të mbyllur e larg rrugës së Zotit.
Për ta ilustruar këtë “merak” u referohem dy paragrafëve të shkëputur njëri nga parathënia e “Doktrinës së Krishterë” e tjetra nga “Pasqyra e të Rrëfyemit”. Ja cfarë thotë Budi:
Ja zuna fill sa munda të shkruaj këtë Doktrinë në gjuhën Arbneshe, si për ndihmë të atij populli ashtu edhe me nxjerrë pakëz gjumin e disave që jetën e tyne e kaluen të zbrazët, pa mos lanë ndonji gja të mirë mbas vedit.
Nga parathënia e “Doktrina e Krishterë”
…Prashtu, o Zotëni e shokë e vllazën, tashti ende sa asht moti e koha, eni nqohemi e nçelnjem sytë pakzë vetë ndë vehte, mos na gjenjë mortja me sy të mbërshelë e tue fjetun ndë gjumët të pakujdesit, me vdjerrë Rregjënin e qiell’et…
Nga parathënia e “Pasqyra e të rrëfyemit”
Sot mund ta themi, pse jo dhe me një farë krenarie, se jemi në një kohë që jo vetëm e shohim Budin madhështor siç është, por edhe kur amaneti i tij është plotësuar. Falë edhe veprës së tij, kombi shqiptar mundi të dalë nga përgjumja.
© Avni Dani
Blogu : Dars (Klos), Mat - Albania