Gazeta franceze (1939) / Tradhëtarët e Tiranës dhe Ciano – Duçja, i tërbuar pas dështimit të skenarit të tij ndaj mbretit Zog, mori këtë vendim.


Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve
Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Mars 2021

 

“L’Indépendant des Basses-Pyrénées” ka botuar, të enjten e 27 prillit 1939, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me skenarin e dështuar të Duçes ndaj mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Skenari i dështuar 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Sipas disa informacioneve, pushtimi brutal i Shqipërisë nuk është gjë tjetër veçse dështimi i tmerrshëm i një skenari të mirëorganizuar.

 

Musolini kishte planifikuar të paguante disa udhëheqës dhe figura politike shqiptare në Tiranë për të tradhtuar mbretin Zog.

 

Tradhtarët, të paguar fare mirë, do të simulonin një sulm kundër mbretit të Shqipërisë. Atëherë, Zogu, i shqetësuar, do të kishte kërkuar mbrojtjen e Italisë, e cila me bujari do t’i ofronte mbrojtjen e saj miqësore.

 

Por ndërmjetësit italianë, përgjegjës për shpërndarjen e këtyre të hollave, preferuan të mbanin pjesën më të madhe të liretave për vete duke shpërndarë vetëm shuma të pakta, kështu shqiptarët, të mërzitur, nuk pranuan të merrnin pjesë në këtë lojë.

 

Duçja, i tërbuar nga ky dështim, mori vendimin të zgjidhte një pushtim ushtarak.

 

Shpirti i këtij komploti të trazuar, njeriu përgjegjës i kësaj melodrame të errët thuhet se është Konti Ciano...

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1939-tradhetaret-e-tiranes-dhe-ciano-ducja-i-terbuar-pas-deshtimit-te-skenarit-te-tij-ndaj-mbretit-zog-mori-kete-vendim/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/pushtimi-i-shqiperise-pasi-skenari-i-musolinit-kunder-zogut-deshtoi/

 

https://ampress.ca/gazeta-franceze-1939-tradhetaret-e-tiranes-dhe-ciano-ducja-vendimi-pas-deshtimit-te-skenarit-te-tij-ndaj-mbretit-zog/

 

http://www.arsalbanica.mk/gazeta-franceze-1939-tradhetaret-e-tiranes-dhe-ciano-ducja-i-terbuar-pas-deshtimit-te-skenarit-te-tij-ndaj-mbretit-zog-mori-kete-vendim/

 

https://albuktv.com/tradhetaret-e-tiranes-dhe-ciano-ducja-i-terbuar-pas-deshtimit-te-skenarit-te-tij-ndaj-mbretit-zog-mori-kete-vendim/

 

https://www.voal.ch/gazeta-franceze-1939-tradhtaret-e-tiranes-dhe-ciano-ducja-i-terbuar-pas-deshtimit-te-skenarit-te-tij-ndaj-mbretit-zog-mori-kete-vendim/

 

https://www.droni.al/2021/03/03/media-franceze-ne-prill-te-1939-si-deshtoi-skenari-ndaj-mbretit-zog-qe-solli-pushtimin/

 

https://dosja.al/gazeta-franceze-1939-tradhtaret-e-tiranes-dhe-ciano-ducja-i-terbuar-pas-deshtimit-te-skenarit-te-tij-ndaj-mbretit-zog-mori-kete-vendim/