85 vite më parë u nda nga jeta mbretëresha Sadije, nëna e Ahmet Zogut. Shkrimet dhe fotografitë ekskluzive të varrimit të saj në gazetat franceze.


Sadije Toptani – Zogu, Nëna Mbretëreshë e Shqipërisë (1876 – 1934)
Sadije Toptani – Zogu, Nëna Mbretëreshë e Shqipërisë (1876 – 1934)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Nëntor 2019

 

Sadije Toptani, nëna e Ahmet Zogut, e njohur ndryshe si nëna mbretëreshë e Shqipërisë, u nda nga jeta të dielën e 25 nëntorit 1934. Shtypi francez i kohës i ka kushtuar vëmendje kësaj ngjarje të dhimbshme.

 

“Le Matin”, në ballinën e saj, dhe “Le Journal”, në faqen n°3, i kanë dedikuar një shkrim, të hënën e 26 nëntorit, ku mësojmë kështu edhe shkakun e vdekjes, ndërsa “Excelsior”, të dielën e 2 dhjetorit 1934, në faqen n°6, ka përcjellë ceremoninë mortore nëpërmjet fotografive.

 

Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë këto informacione për publikun shqiptar :

 

Vdekja e nënës mbretëreshë të Shqipërisë

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Londër, 25 Nëntor. Me telefon. Le Matin.

 

Na telegrafojnë nga Tirana sot, se nëna mbretëreshë e Shqipërisë ka ndërruar jetë si arsye e një sëmundje zemre që e shqetësonte prej disa muajsh.

 

[E lindur në Tiranë në vitin 1876, mbretëreshës Sadije iu dha titulli i Nënës Mbretëreshë nga Asambleja Kushtetuese, e cila në vitin 1928  vuri djalin e saj Zogun I në krye të fronit të Shqipërisë.]

 

 

Vdekja e nënës mbretëreshë të Shqipërisë

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Londër, 25 nëntor. – Mësuam sonte vdekjen, në Tiranë, të mbretëreshës Sadije, nënës mbretëreshë të Shqipërisë.

 

E lindur 58 vjet më parë, tek Toptanët në Tiranë, ajo u martua me Xhemal Pashë Zogun në moshën 15 vjeçare. Lindi dhjetë fëmijë, shtatë prej të cilëve jetuan, gjashtë vajza dhe një djalë. Djali, i lindur në 1895, u shpall mbret i Shqipërisë, në vitin 1928, nën emrin e Zogut I.

 

Menjëherë pas kurorëzimit të Zogut, Asambleja Kushtetuese i dha mbretëreshës Sadije titullin e Nënës Mbretëreshë. — (Journal).

  

 

Ceremonia mortore prekëse për nënën mbretëreshë të Shqipërisë

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në Tiranë, populli shqiptar i dha lamtumirën nënës mbretëreshë Sadije me një thjeshtësi të madhe.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në të majtë, kortezhi i varrimit që shoqëron të ndjerën, e vendosur mbi një karrocë topi.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në të djathtë, mbreti Zog, motrat e tij dhe anëtarët e qeverisë duke shoqëruar nënën mbretëreshë Sadije në shtëpinë e saj të fundit.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim e tij (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/85-vite-me-pare-u-nda-nga-jeta-mbreteresha-sadije-nena-e-ahmet-zogut-shkrimet-dhe-fotografite-ekskluzive-te-varrimit-te-saj-ne-gazetat-franceze/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/85-vite-me-pare-u-nda-nga-jeta-mbreteresha-sadije-fotot-e-rralla-te-varrimit-ne-gazetat-franceze/

 

https://www.kultplus.com/lajme/85-vite-me-pare-u-nda-nga-jeta-nena-e-ahmet-zogut-shkrimet-dhe-fotografite-ekskluzive-te-varrimit-te-saj-ne-gazetat-franceze/

 

http://www.thealbanian.co.uk/85-vite-me-pare-u-nda-nga-jeta-mbreteresha-sadije-nena-e-ahmet-zogut-shkrimet-dhe-fotografite-ekskluzive-te-varrimit-te-saj-ne-gazetat-franceze.html

 

https://balkanweb.com/nena-e-ahmet-zogut-mbreteresha-sadije-u-nda-nga-jeta-85-vite-me-pare-shkrimet-dhe-fotografite-ekskluzive-te-varrimit-te-saj-ne-gazetat-franceze/

 

https://opinion.al/foto-85-vite-me-pare-u-nda-nga-jeta-mbreteresha-sadije-nena-e-ahmet-zogut/

 

https://www.voal.ch/85-vite-pare-u-nda-nga-jeta-mbreteresha-sadije-nena-e-ahmet-zogut-shkrimet-dhe-fotografite-ekskluzive-te-varrimit-te-saj-ne-gazetat-franceze/

 

https://konica.al/2019/11/si-u-percoll-nena-mbretereshe-ne-tirane/

 

https://tirananews.al/85-vjet-me-pare-u-nda-nga-jeta-mbreteresha-sadije-nena-e-ahmet-zogut-fotot-e-rralla-te-saj-ne-gazetat-franceze/