Rrëfimi i princit gjerman, Hermann Ludwig Heinrich Pückler-Muskau, për shqiptaret e bukura në Itali


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Maj 2018

 

Në faqen n°231 të librit me titull “Mémoires et voyages du prince Puckler-Muskau. Tome V.”, botuar në vitin 1832 – 1833, në Paris, nga shtëpia botuese  “H. Fournier jeune”, gjejmë rrëfimin e princit gjerman, Hermann Ludwig Heinrich Pückler-Muskau (1785 – 1871) mbi takimin e tij me bukuroshet shqiptare në Itali.

 

Çfarë mbresash i ka lënë asokohe ky takim ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

 

...Ndërkohë, vetëm kur mbërritëm në territorin napolitan, mësuam se ç’ishte udhëtimi me pozicione. Ditën e parë, qe ende e mundur të shijonim, nga lartësitë e Albanos dhe Aricias, pamjen e bukur të detit dhe fshatrave të Romës ; Madje, ne mundëm, gjatë një ngjitjeje, të dilnim nga makina (karroca), të ecnim drejt një burimi nën hije të Aricias, dhe ku biseduam për disa çaste me këto shqiptare të bukura, të cilat kishim dëshiruar aq shumë t’i njihnim.

 

Ne gjetëm në këtë vend, dhe sidomos në Velletri, gra kaq të bukura, me shtat dhe pamje si Junona, ku u bindëm për sistemin e kundërt që ne kishim mbështetur deri tani : që arti, madje edhe në mesin e mjeshtrave më të mëdhenj, dhe pavarësisht bukurisë dhe përmasava, qëndron mbrapa natyrës, kur merr përsipër të riprodhojë sërish jetën, ngjyrën e lëkurave dhe shkëlqimin e syve.

 

Duhet të besojmë se në këto male shqiptare, është përjetësuar një racë njerëzish tepër e veçantë, ku gjaku është thjesht grek dhe romak. Sa i përket formave të kësaj race, ato janë të një bukurie plastike që i takon më shumë skulpturës se sa pikturës dhe rrjedhimisht lidhet më shumë me antikën sesa me romantikën ; dhe kjo është arsyeja pse Raphaël (Rafaello) dhe shkolla romake (e artit) nuk kanë gjetur tek ato, modele për madonat e tyre.

 

Kur shohim njërën prej këtyre grave të ecë, hapat e saj janë të matur, shtati i hedhur mbështetet mbi kofshët e gjëra, dhe të njëjtën përmasë e gjejmë më lart, ku qafa elegante dhe e rrumbullakosur ngrihet mbi supet e gjera dhe gjoksin e fryrë. Koka dhe secila prej tipareve në veçanti ofrojnë të njëjtën madhështi si e gjithë pjesa tjetër e personit.

 

Megjithatë, theksojmë se nuk duhet absolutisht të përpiqemi të detajojmë, por sidomos të përqendrohemi në efektin e tërësisë ; dhe ky efekt është aq mbresëlënës saqë është e pamundur të mendosh, qoftë dhe për një çast, të bësh shaka me një nga ato banore të maleve.

 

Ndërkohë, nëse gjejmë pak guxim dhe nëse arrijmë, pranë burimit, të hymë në kontakt me njërën prej tyre, dallojmë që vrazhdësia e kësaj fytyre të bukur zhduket pak nga pak, ndërsa kjo lloj dashamirësie shkakton akoma më më shumë siklet se gjatë heshtjes së parë.

 

Shqiptaret bëjnë kujdes dhe zgjedhin mirë paraqitjen e tyre, veshja e tyre e bardhë shkëlqen ; flokët e tyre të zeza, nganjëherë janë të lëshuara, nganjëherë janë të ngritura me karfica prej ari ose argjendi, ose janë të mbuluara me një vello, e cila mbron, si një çati, kokën kundra rrezeve të diellit.

 

Shamia e tyre e bardhë zbret mbrapa shpatullave, dhe disa zonja të rrespektuara, të paktën të pesëdhjetëva, munden, nëse dëshirojnë, të jenë ende krenare për bukurinë e gjoksit të tyre.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/rrefimi-i-princit-gjerman-hermann-ludwig-heinrich-puckler-muskau-per-shqiptaret-e-bukura-ne-itali/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

http://gazetadielli.com/princi-gjerman-per-shqiptaret-e-bukura-ne-itali/

 

https://americaneye.al/rrefimi-princit-gjerman-per-shqiptaret-e-bukura-ne-itali/

 

http://www.botasot.info/historia-lajme/888222/rrefimi-i-princit-gjerman-hermann-ludwig-heinrich-puckler-muskau-per-shqiptaret-e-bukura-ne-itali/

 

https://www.voal.ch/rrefimi-princit-gjerman-hermann-ludwig-heinrich-puckler-muskau-per-shqiptaret-e-bukura-ne-itali/

 

http://ina-online.net/rrefimi-i-princit-gjerman-per-shqiptaret-e-bukura-ne-itali/

 

http://opinion.al/rrefimi-i-princit-gjerman-hermann-ludwig-heinrich-puckler-muskau-per-shqiptaret-e-bukura-ne-itali/

 

http://www.njekomb.com/?p=101999

 

http://www.civitas.al/civitas-plus/e-jashtezakonshme-rrefimi-i-princit-gjerman-per-shqiptaret-e-bukura-ne-itali

 

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=7655

 

https://www.syri.net/arte-media/161227/memoires-e-princit-muskau-shqiptaret-si-junona-qafe-elegante-shpatulla-te-gjera-gjoks-i-fryre/

 

http://www.pasqyre.al/te-gjitha/rrefimi-i-princit-gjerman-per-shqiptaret-e-bukura-ne-itali/

 

https://vloranews.net/rrefimi-i-princit-gjerman-hermann-ludwig-heinrich-puckler-muskau-per-shqiptaret-e-bukura-ne-itali/

 

http://maqedoniashqiptare.com/2018/05/rrefimi-i-princit-gjerman-hermann-ludwig-heinrich-puckler-muskau-per-shqiptaret-e-bukura-ne-itali/

 

https://telegrafi.com/rrefimi-princit-gjerman-per-femrat-shqiptare-jane-te-bukura-shtat-dhe-pamje-si-junona/

 

http://www.gazetatema.net/2018/05/13/dossier-zbulohet-rrefimi-i-hershem-i-princit-gjerman-per-femrat-shqiptare-jane-kaq-te-bukura-me-shtat-dhe-pamje-si-junona/