Albert Frashëri


Fotografi e dërguar nga autori dhe publikuar me lejen e tij
Fotografi e dërguar nga autori dhe publikuar me lejen e tij

Albert FRASHËRI (1945) - Lindur nё Berat. Kreu studimet pёr matematikё nё Universitetin e Tiranёs (1967). Fillon si mёsues nё gjimnaze, Mat e Tiranё, boton artikuj shkencorё mbi matematikёn nё shkollё dhe librin e pare nё 1972 mbi thellimin e përgatitjes matematike në maturё. Ka organizuar tё parёn olimpiade tё matematikes ne vendin tone qё nё vitin 1970 ne gjimnazin “Budi” te Matit. Ka fituar gradёn doktor i shkencave matematike nga Universiteti i Tiranёs dhe Universiteti Shtetёror i Pavias (Itali). Nga viti 2000, pas konkurseve e botimeve pёrkatёse, profesor dhe titullar i katedrёs sё matematikёs dhe fizikёs nё Liceun Shkencor Shtetёror “A. Volta”  deri sa doli nё pension nё 2010.

 

Nga 1980 anёtar i grupit dhe sektorit te studimeve pёr reformёn e pёrmbajtjes dhe didaktikёs sё matematikёs. Grupi, mё pas sektor studimesh, punon pranё katedrёs sё matematikёs tё universitetit dhe ISP. Eshte njё nga autorёt kryesorё tё reformёs sё matematikёs dhe librat e tij botohen pa nderprerje nga 1980 deri ne 2008. Roli kryesor i tij nё konceptimin e reformёs, e  çon nё detyrёn e shefit tё sektorit tё studimeve tё matematikёs nё ISP dhe pёrgjegjёs tё grupit tё studimeve dhe zbatimit tё reformёs.  Nё 1990 riatdhesohet (nga nёna) nё Itali.

 

Nё Itali, duke qene edhe formator i mesuesve te matematikes e fizikes te liceve shkencore, boton shume artikuj mbi probleme te matematikes ne shkolle, krijon nje laborator per studimin e aspekteve matematiko fizike te muzikes dhe eshte relator ne shume konferenca kushtuar kultures shqiptare. Nё Biblioteken Kombetare jane rreth 110 skeda me libra dhe studime te tij. Ne kete periudhe ka botuar ne Shqiperi dhe Itali mbi 60 essè mbi probleme te shkences e artit, mbi Rilindjen kombetare dhe mbi aspekte kulturore te botes shqiptare. Ne Itali shume punime te tij gjenden ne Bibliotekat kryesore te vendit, universitete, krahina e qendra kombёtare tё kulturёs.

 

Vitet e fundit ka shkruar e botuar nё Itali e Shqipёri studime per spiritualitetin nё fushёn e artit e shkencёs dhe pёr krijimtarinё njerёzore. Ka botuar nё kolanёn e filozofit Dario Antiseri tё Universitetit LUISS tё Romёs, romanin “L’amara favola albanese”, i pёrfshirё edhe nё disa katalogё tё librave shkollorё. Tani ka dhene pёr botim romanin “Il sogno di un musicista”. Ne 2014 botoi se bashku me prof. Alfred Frasherin librin  “Rilindja Kombetare Shqiptare” (Shtepia Botuese e Librit Shkollor, 2014). Ne 2015 botoi vellimin “Magjia e Rilindjes Kombetare” (botues Udha e Shkronjave). Ky liber u botua ne 2016 me titull “The Magic of National Renaissance” (TLAC publisher, Toronto) me mbeshtetjen e komunitetit te intelektualeve shqiptare te Kanadase.