Lindita Doda u lind në Burrel, Mat. Mbaroi shkollën e mesme të përgjitshme “Haki Fejza” Burrel, sot “Pjetër Budi”. Më pas është diplomuar për Gjuhë-Letërsi në vitin 2009 në Universitetin e Tiranës. Ajo është Master i Shkencave me drejtim “Shkenca Edukimi”, titulli i mbrojtur po në Universitetin e Tiranës, si dhe ka kryer Akademinë e Studimeve Politike ASP në vitin 2017.
Është zv. Kryetare e Klubit letrar “Pjetër Budi” të Matit. Ajo është autore e tri vellimeve me poezi dhe një përmbledhje tregimesh (novelë) të vlerësuara me disa çmime letrare, si dhe e mongrafisë “Mjeshtri i eshtrave metalike”. Ka marrë çmimin “Penda Budi” në vitin 2015, si dhe disa çmime në festivalet mbarëkombëtare, në poezi dhe prozë. Në festivalin e tetë të poezisë “Muza poetike budiane” është vlerësuar me Çmimin letrar “Pjetër Budi”.
Lindita Doda ka punuar nga 1994 – 1998 në Bankën Tregtare Agrare si shefe e administratës, ka qenë drejtuese shkolle nga viti 2009 – 2016 dhe nga ky vit e deri më sot është mësuese e Gjuhës dhe Letëresisë në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Gjergj Kastrioti” Baz, Mat.
