Gazeta italiane (1938) / Rekomandimi i mbretit Zog për shqiptarët me rastin e festës së Pavarësisë


Burimi : Excelsior, e  shtunë, 3 dhjetor 1938, f.8 – gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : Excelsior, e shtunë, 3 dhjetor 1938, f.8 – gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Mars 2021

 

“Il Popolo del Friuli” ka botuar, të martën e 29 nëntorit 1938, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me fjalimin e mbretit Zog të mbajtur me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Thirrja e mbretit Zog për të gjithë shqiptarët 

Burimi : Il Popolo del Friuli, e martë, 29 nëntor 1938, f.6
Burimi : Il Popolo del Friuli, e martë, 29 nëntor 1938, f.6

Tiranë, 28 nëntor.

 

Në fjalimin e mbajtur në radio për përvjetorin e njëzetë (njëzet e gjashtë) të pavarësisë së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Mbreti Zog, pasi u drejtoi disa fjalë të shkurtra përshëndetëse të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, shtoi :

 

Si udhëheqësi juaj më i lartë do të doja t’ju bëja një rekomandim : kudo që të jeni, shtrëngoni duart vëllazërisht, duke iu përkushtuar me vullnet të palodhur veprave të përparimit, sepse arritja e pavarësisë së atdheut nuk mjafton, por ne duhet të vazhdojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet për të bashkuar të gjithë shqiptarët me qëllim konsolidimin dhe zhvillimin e lirisë.

 

Edhe mbretëresha Geraldinë u drejtoi shqiptarëve disa fjalë të shkurtra urimesh. Më vonë një zyrtar i lartë i drejtorisë së postës dhe telegrafit përkujtoi në radio Guglielmo Marconin.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-italiane-1938-rekomandimi-i-mbretit-zog-per-shqiptaret-me-rastin-e-festes-se-pavaresise/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/cfare-iu-kerkonte-mbreti-zog-shqiptareve-per-festen-e-pavaresise/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1527616/gazeta-italiane-1938-rekomandimi-i-mbretit-zog-per-shqiptaret-me-rastin-e-festes-se-pavaresise/

 

https://opinion.al/1938-rekomandimi-i-mbretit-zog-per-shqiptaret-per-festen-e-pavaresise/

 

http://www.arsalbanica.mk/gazeta-italiane-1938-rekomandimi-i-mbretit-zog-per-shqiptaret-me-rastin-e-festes-se-pavaresise/

 

https://www.voal.ch/gazeta-italiane-1938-rekomandimi-i-mbretit-zog-per-shqiptaret-me-rastin-e-festes-se-pavaresise/