Le Figaro (1914) / Shkresa e fundit e Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para së të largohej nga porti i Durrësit


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Tetor 2018

 

“Le Figaro” ka botuar, të dielën e 6 shtatorit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me shkresën e fundit të Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para së të largohej nga porti i Durrësit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqipëri

 

Lamtumira e princ Vidit

 

Princi Vilhelm Vidi, ish-princ i Shqipërisë, mbërriti mbrëmë në Ankona dhe u nis për në Vjenë.

 

Ja teksti që u ka drejtuar shqiptarëve para se të largohej nga Durrësi :

 

Shqiptarë !

 

Kur delegatët tuaj erdhën për të më ofruar kurorën e Shqipërisë, unë iu përgjigja me besim thirrjes së një populli fisnik dhe kalorësiak, i cili më kërkoi t’a ndihmoja në veprën e rilindjes kombëtare.

 

Unë kam ardhur tek ju me dëshirën më të zjarrtë për t’ju ndihmuar në këtë detyrë patriotike. Ju keni parë, që në fillim, përkushtimin e të gjitha përpjekjeve  të mia për riorganizuar vendin, i etur për t’ju mundësuar një administratë të mirë dhe vënien e drejtësisë për të gjithë.

 

Megjithatë, ngjarje të këqija erdhën për të penguar punën tonë të përbashkët. Në të vërtetë, disa mendje, të verbuara nga pasioni, nuk e kuptuan qëllimin e reformave dhe nuk donin t’i jepnin besim një qeverie të sapolindur.

 

Përveç kësaj, lufta që sapo ka shpërthyer në Evropë ka komplikuar më tej situatën tonë. Kështu që mendova se, për të mos lënë papërfunduar punën për të cilën dëshiroj të kushtoj fuqinë dhe jetën time, do të ishte e dobishme për mua që të shkoj për disa kohë në Perëndim. Por duhet ta dini, se nga larg dhe afër, do të kem vetëm një mendim, që të punoj për prosperitetin e atdheut tonë fisnik dhe kalorësiak shqiptar.

 

Gjatë mungesës sime, komisioni ndërkombëtar i kontrollit, i dërguari i Evropës që krijoi atdheun tonë, do të drejtojë qeverinë.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-i-durresit/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/kur-princ-vidi-jepte-lamtumiren-shqiperise-punoj-per-atdheun-tone-fisnik-dhe-kaloresiak/?fbclid=IwAR1gkR1Y29nOVE6yLeC0aDDN4VVUYESF8pSfaAUMvE4OMoJiV2c_Mdbewl8

 

http://illyriapress.com/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-i-durresit/?fbclid=IwAR0cdgzAFKakQBx0B-Ws9Ea_QZp2x1wgXkh4T61z5xcp5UuOHyGbuLVWheM

 

https://www.kultplus.com/trashegimia/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-i-durresit/?fbclid=IwAR18eDcXa1QjizGdCHNAknapLlwJcaOcqtizfFS7dX8wtzEU2xlrbNmViq4

 

http://www.panorama.com.al/zbulohet-letra-lamtumira-e-princ-vidit-ne-durres-porosia-qe-u-dha-shqiptareve/

 

https://www.syri.net/arte-media/203634/ikja-e-princ-vidit-dhe-letra-qe-iu-la-shqiptareve/

 

http://opinion.al/letra-dhe-fjalet-e-princ-vidit-para-se-te-largohej-nga-shqiperia/?fbclid=IwAR0xci4x-Fh99xSnS12tB9NpRQXKh4MGGF36KlB6jD_I1QHTsj4Acoc2KeM

 

http://www.gazetatema.net/2018/10/20/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-i-durresit/?fbclid=IwAR3ZQrM8s8aZ0jAGYxGWg62u10sTQfbXngKp4Pd6X-wX_aSVpcSH5taQLKs

 

https://www.voal.ch/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-durresit/?fbclid=IwAR1gfyPC9ak_eU4ihaJ01BGjkq38IGxV_ZnXZfSPCaPWSIlD5dU7e5Tdt-k

 

http://www.kohajone.com/2018/10/20/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve/

 

http://27.al/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-i-durresit/?fbclid=IwAR2bwgen-cV3NQsNNiC00O3RLyM-ar_-MGsHMts-R8g611y8tb_MU49eQaU

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/967798/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-i-durresit/

 

http://dritare.net/zbulohet-letra-lamtumirese-e-princ-porosia-qe-u-dha-shqiptareve/?fbclid=IwAR1-6Y57nPUkvsylPtcR8ne8ZQIBGtCh4d-F15PqaFeOPvqrzxq-tf2qnwE

 

https://durreslajm.al/lifestyle/letra-lamtumira-e-princ-vidit-ne-durres-porosia-qe-u-dha-shqiptareve?fbclid=IwAR0oFZJJTtmyGJHdAG8DfjVUzew5P8yr7YS5eWAhpwmUtFYXu0iTKiUMtVg

 

https://ina-online.net/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-largimit-nga-porti-i-durresit/

 

http://www.njekomb.com/?p=148830&fbclid=IwAR1M3jZPsNyNNbeX76CzAb1JUiLfp3x4ebsxMrCpCDaSjB0YhqgpqMjSukE

 

https://pellgje.com/le-figaro-1914-shkresa-e-fundit-e-princ-vidit-drejtuar-shqiptareve-para-se-te-largohej-nga-porti-i-durresit/

 

http://gazeta55.al/aktualitet/item/193912-letra-dhe-fjalet-e-princ-vidit-para-se-te-largohej-nga-shqiperia