Le Soir (1908) / Publicisti i njohur shqiptar Dervish Hima u arrestua sepse gjatë një fjalimi tha se shqiptarët dhe turqit janë dy popuj të ndryshëm


Dervish Hima
Dervish Hima

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Prill 2020

 

“Le Soir” ka botuar, të enjten e 24 shtatorit 1908, në ballinë, një shkrim në lidhje me arrestimin e Dervish Himës, patriotit dhe publicistit të njohur shqiptar, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Arrestimi i Dervish Himës

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Selanik, 23 shtator.

 

Arrestimi i Dervish Himës, kryeredaktorit të gazetës shqiptare “L’Albanie” ka shkaktuar kudo një përshtypje të hidhur.

 

Ky arrestim konsiderohet si një lëvizje e gabuar që vështirë se mund të dakordohet me liritë kushtetuese për të cilat partia xhonturke pretendon se është pionere.

 

Dervish Hima u arrestua për mbajtjen e një fjalimi, me rastin e një banketi të shtruar për nder të tij, në të cilin tha se shqiptarët dhe turqit janë dy popuj të ndryshëm.

 

Këto fjalë dhe disa pasazhe në një broshurë të botuar nga ai, ku u kërkonte shqiptarëve të zgjoheshin për një jetë të re kombëtare, janë cilësuar si tradhti e lartë.

 

Arrestimi i autorit u urdhërua me nxitjen e komitetit lokal xhonturk në Shkodër, por dyshojmë se komiteti qendror është i gatshëm ta dënojë.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-soir-1908-publicisti-i-njohur-shqiptar-dervish-hima-u-arrestua-sepse-gjate-nje-fjalimi-tha-se-shqiptaret-dhe-turqit-jane-dy-popuj-te-ndryshem/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/shqiptaret-dhe-turqit-jane-dy-popuj-te-ndryshem-pse-u-arrestua-dervish-hima/

 

https://www.kultplus.com/lajme/publicisti-i-njohur-shqiptar-dervish-hima-u-arrestua-sepse-gjate-nje-fjalimi-tha-se-shqiptaret-dhe-turqit-jane-dy-popuj-te-ndryshem/

 

https://www.balkanweb.com/publicisti-i-njohur-shqiptar-dervish-hima-u-arrestua-sepse-gjate-nje-fjalimi-tha-se-shqiptaret-dhe-turqit-jane-dy-popuj-te-ndryshem-cfare-shkruanin-gazetat-ne-1908/

 

https://dosja.al/shqiptaret-dhe-turqit-jane-dy-popuj-te-ndryshem-si-u-arrestuan-publicisti-i-njohur-dervish-hima-artikulli/

 

https://opinion.al/hima-u-arrestua-pasi-tha-se-turqit-dhe-shqiptaret-jane-popuj-te-ndryshem/

 

https://27.al/publicisti-i-njohur-shqiptar-dervish-hima-u-arrestua-sepse-gjate-nje-fjalimi-tha-se-shqiptaret-dhe-turqit-jane-dy-popuj-te-ndryshem-cfare-shkruanin-gazetat-ne-1908/

 

http://www.standard.al/2020/04/22/publicisti-i-njohur-shqiptar-dervish-hima-u-arrestua-sepse-gjate-nje-fjalimi-tha-se-shqiptaret-dhe-turqit-jane-dy-popuj-te-ndryshem-cfare-shkruanin-gazetat-ne-1908/

 

https://kohajone.com/dervish-hima-u-arrestua-sepse-gjate-nje-fjalimi-tha-se-shqiptaret-dhe-turqit-jane-dy-popuj-te-ndryshem/

 

https://www.voal.ch/1908-dervish-hima-u-arrestua-sepse-gjate-nje-fjalimi-tha-se-shqiptaret-dhe-turqit-jane-dy-popuj-te-ndryshem/

 

https://in7.tv/2020/04/22/le-soir-1908-publicisti-i-njohur-shqiptar-dervish-hima-u-arrestua-sepse-gjate-nje-fjalimi-tha-se-shqiptaret-dhe-turqit-jane-dy-popuj-te-ndryshem/

 

https://njekomb.org/le-soir-1908-publicisti-i-njohur-shqiptar-dervish-hima-u-ndalua-sepse-gjate-nje-fjalimi-tha-se-shqiptaret-dhe-turqit-jane-dy-popuj-te-ndryshem/