The United States Daily (1928) / Pesë teatro filmash që funksionojnë në Mbretërinë e Shqipërisë : kapaciteti dhe vendndodhja e tyre



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Mars 2023

 

“The United States Daily” ka botuar, të premten e 12 tetorit 1928, në faqen n°2, një shkrim rreth teatrove që funksiononin asokohe në mbretërinë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Pesë teatro që funksionojnë në Mbretërinë e Shqipërisë

 

Burimi : The United States Daily, e premte, 12 tetor 1928, f.2
Burimi : The United States Daily, e premte, 12 tetor 1928, f.2

Mbretëria e Shqipërisë ka vetëm pesë teatro filmash, thuhet në një raport të atasheut tregtar amerikan në Athinë, i bërë publik nga Departamenti i Tregtisë. Raporti vijon në tekstin e plotë :

 

Të pesë teatrot kanë një kapacitet total prej 2200 vendesh. Vetëm një nga këto teatro jep një shfaqje të rregullt ditore; dy japin shfaqje katër ditë gjatë çdo jave dhe dy janë të kufizuara në shfaqje dy herë në javë.

 

Teatri Majestic në Korçë, me 800 vende, është salla më e madhe e filmave në Shqipëri. Korça ka edhe Teatrin Luka, me rreth 400 vende.

 

Teatri “Berati”, 200 vende, ndodhet në Berat, “Shkodra”, 300 vende, ndodhet në Shkodër, dhe Nasional, 500 vende, ndodhet në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/the-united-states-daily-1928-pese-teatro-filmash-qe-funksionojne-ne-mbreterine-e-shqiperise-kapaciteti-dhe-vendndodhja-e-tyre/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://gazetadielli.com/the-united-states-daily-1928-pese-teatro-filmash-qe-funksionojne-ne-mbreterine-e-shqiperise-kapaciteti-dhe-vendndodhja-e-tyre/

 

https://americaneye.al/the-united-states-daily-1928-shqiperia-ka-pese-teatro-filmash-kapacitetet-dhe-ku-ndodhen/

 

https://diasporashqiptare.al/2023/03/17/the-united-states-daily-1928-pese-teatro-filmash-qe-funksionojne-ne-shqiperi/

 

https://plavaeguciasot.com/the-united-states-daily-1928-pese-teatro-filmash-qe-funksionojne-ne-mbreterine-e-shqiperise-kapaciteti-dhe-vendndodhja-e-tyre/

 

http://www.arsalbanica.mk/the-united-states-daily-1928-pese-teatro-filmash-qe-funksionojne-ne-mbreterine-e-shqiperise-kapaciteti-dhe-vendndodhja-e-tyre/

 

https://ampress.ca/1928-pese-teatro-filmash-qe-funksionojne-ne-mbreterine-e-shqiperise-kapaciteti-dhe-vendndodhja-e-tyre/