Shkurt 1879 / Peticioni i Prevezës në mbrojtje të indentitetit shqiptar dërguar kabineteve evropiane


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Shkurt 2017

 

Gazetat franceze, si « La Presse » dhe « Le Rappel », gjatë muajit prill të vitit 1879, u kanë kushtuar një shkrim të veçantë marrdhënieve shqiptaro – greke. Ato kanë botuar tekstin e peticionit (fillimisht, i botuar në Itali) që delegatët shqiptarë u kanë dërguar kabineteve evropiane.

 

Peticioni, i cili mbart 49 firma sipas gazetave, është shkruar në Prevezë më 28 shkurt 1879. Në të thuhet se shqiptarët kanë marrë vendimin për të bërë çdo sakrificë me qëllim për të ruajtur kombësinë e tyre dhe se Greqia nuk ka asnjë lloj të drejte mbi territorin e Shqipërisë.

 

Delegatët shqiptarë janë shprehur asokohe se grekët kurrë nuk kanë robëruar shqiptarët. Në qoftë se këta të fundit janë më pak të arsimuar se grekët, kjo nuk do të thotë se çështja shqiptare është më pak e rëndësishme.

 

Gazetarët francezë kanë shkruajtur se ngjarjet e fundit patën ngjallur në Shqipëri idenë e zhvillimit dhe të qytetërimit dhe se shqiptarët, në bazë të drejtave të tyre dhe në parim të çështjes së kombësisë, i janë drejtuar Evropës duke e lutur atë që të mos lejojë asgjësimin e rracës shqiptare.

 

Në vijim peticioni :

 

« Sot, e gjithë Shqipëria është çuar në këmbë, në mënyrë unanime dhe e dëshpëruar, ajo ngren zërin lart ndaj atyreve që kanë kontribuar në punimet e Kongresit.

 

Fuqitë nuk do të dëshirojnë të lejojnë një akt padrejtësie që sakrifikon Shqipërinë ndaj Helenizmit.

 

Shqipëria, në qoftë se i garantohet ekzistenca, do të jetë në Lindje një bashkëpunëtore aktive e fuqive aleate.

 

Në rast se dhe qeveria jonë bie dakord me Greqinë për të lëshuar një pjesë të territorit tonë, si Prevezën, Artën apo Janinën, të cilat janë pika strategjike dhe tregtare, dhe që janë të rëndësishme për ekzistencën tonë, ne jemi të vendosur të flijohemi mbi altarin e atdheut tonë dhe do t’i lëmë Greqisë vetëm një kasaphane të madhe.

 

Vetëm pas shkëlqimit të zjarrit (flakëve) nëpër shtëpitë tona do të tërhiqemi në male për të pritur pushtuesit dhe me energjinë e dëshpërimit do të mbrohemi derin në frymën tonë të fundit. »

  

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin e  informacionit si në vijim – Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : https://www.darsiani.com/la-gazette/shkurt-1879-peticioni-i-prevezes-ne-mbrojtje-te-indentitetit-shqiptar-derguar-kabineteve-evropiane/

 

 

Publikuar në :

 

VOAL :

https://www.voal.ch/shkurt-1879-peticioni-prevezes-ne-mbrojtje-te-indentitetit-shqiptar-derguar-kabineteve-evropiane-nga-aurenc-bebja-france-3-shkurt-2017/

 

Tirana Observer :

http://www.tiranaobserver.al/shkurt-1879-peticioni-i-prevezes-ne-mbrojtje-te-identitetit-shqiptar-derguar-kabineteve-evropiane/

 

Opinion.al :

http://opinion.al/shkurt-1879-peticioni-i-prevezes-ne-mbrojtje-te-indentitetit-shqiptar-derguar-kabineteve-evropiane/

 

Dritare.net :

http://www.dritare.net/2017/02/03/shkurt-1879-peticioni-i-prevezes-ne-mbrojtje-te-indentitetit-shqiptar-derguar-kabineteve-evropiane/1

 

Manastiri Lajm :

http://manastirilajm.com/shkurt-1879-peticioni-i-prevezes-ne-mbrojtje-te-indentitetit-shqiptar-derguar-kabineteve-evropiane/

 

Koha Jonë :

http://www.kohajone.com/2017/02/04/shkurt-1879-preveza-peticion-europes-kunder-helenizimit-te-shqiperise/

 

Gazeta Shqip :

http://gazeta-shqip.com/lajme/2017/02/04/shkurt-1879-preveza-peticion-europes-kunder-helenizimit-te-shqiperise/

 

Dita :

http://www.gazetadita.al/shkurt-1879-preveza-peticion-europes-kunder-helenizimit-te-shqiperise-2/

 

Revista Kuvendi :

http://revistakuvendi.org/?p=6476

 

Maqedonia Shqiptare :

https://maqedoniashqiptare.com/2017/02/shkurt-1879-peticioni-i-prevezes-ne-mbrojtje-te-indentitetit-shqiptar-derguar-kabineteve-evropiane/

 

Bota Sot :

http://www.botasot.info/historia-lajme/649455/shkurt-1879-peticioni-i-prevezes-ne-mbrojtje-te-indentitetit-shqiptar-derguar-kabineteve-evropiane/

 

The Albanian :

http://www.thealbanian.co.uk/shkurt-1879-peticioni-prevezes-ne-mbrojtje-te-indentitetit-shqiptar-derguar-kabineteve-evropiane.html

 

Almakos :

http://www.almakos.com/shkurt-1879-preveza-peticion-europes-kunder-helenizimit-te-shqiperise

 

Njëkomb.com :

http://www.njekomb.com/?p=4931